Buxheti, eksperti Kalemaj: Qeveria aktuale nuk ka parashikuar investime
Tiranë -Eksperti i ekonomisë, Ilir Kalemaj, duke analizuar investimet gjatë qeverisjes të së Majtës, tha se qeveria aktuale është kritikuar shumë, pasi nuk ka parashikuar inevestime kapitale apo publike, por i ka dhënë prioritet shlyerjes së borxheve.“Një nga gjërat për të cilat është kritikuar qeveria aktuale, është se nuk ka parashikuar investime përgjatë 300 ditëve të para, investimet kapitale, investime publike, nga ana e qeverisë ishin shumë të kufizuara. Qeveria ka marrë si prioritet të sajin shlyerjen e borxheve, borxheve që i ka biznesit, përmbyllja e disa gropave fiskale dhe natyrisht rritja e të ardhurave që vijnë nga Tatimet dhe Doganat. Megjithatë duhet thënë se ka pasur diku tek 16 apo 17 milion euro defiçit, poshtë planit të realizuar, që vijnë nga Doganat dhe Tatimet.E gjithë kjo lidhet edhe me rekomandimet e FMN-së dhe me obligimet që ka qeveria e Shqipërisë. Qoftë FMN-ja apo Banka e Shqipërisë japin indikacione të tilla për të mbuluar defiçitin buxhetor, që mund të vijë si rrjellojë e evazionit të lartë fiskal, që mund të vijë si rrjellojë e gropës në energji, apo i subvencionimeve të pensioneve.Po mënyra se si zgjedh qeveria Shqiptare për të adresuar këtë gjë, ku dihet se rreth 85% shkojnë për të mbuluar rrogat, pensionet, ngelet një përqindje shumë e vogël, diku te 15% që duhet të shkojë për investimet publike, investime të cilat zgjerojnë ekonominë, shtojnë punësimin. Të dhënat e fundit nga INSTAT-i treguan se papunësia nga 18.7% që ka qënë, kishte rënë me 0.9%. Megjithatë, është mjaft e lartë dhe duhet thënë që është shumë herë më e lartë për sa i prket kategorisë së moshave të reja” - tha Kalemaj.Gjatë një interviste në RTV “Ora News”, përballë gazetares Denisa Pasholli, Kalemaj rënditi masat të cilat mund të marrë qeveria shqiptare, për të anashkaluar defiçitin buxhetor, që sipas tij këtë vit kishte kaluar jashtë parashikimeve të qeverisë.“Ka dy komponentë, së pari është rritja e të ardhurave, si mund të realizohet kjo gjë, në mënyrë që të mbyllet edhe ai defiçit buxhetor. Disa nga skenarët për të cilët po flitet sot e kësaj dite, të paktën janë bërë mediatikë edhe vetë qeveria i ka pranuar, është duke konsideruar disa prej tyre. Janë rritja e disa taksave. Po cilat taksë, taksa mbi pagat? Që është një nga variantet që është hedhur së fundmi. Po taksa mbi pasurinë? Zoti Cani ka folur para pak kohësh për krijimin e një kadastre fiskale, e cila synon në rradhë të parë formalizimin e çdo lloj pasurie të paluajtshme dhe pastaj rishikimin e një lloj takse, e cila do të jetë në varësi të metrit karor, sipas zonës. Duke ndryshuar defiçitin aktual, që shkon diku te 70% si rezultat i mbledhjes së një takse të tillë.Po ashtu delegimi i një takes të tillë pushtetit lokal , i cila shkon hap pas hapi me decentralizmin dhe me hartën e re territoriale të vendit, duke shtuar qoftë kopetencat, përgjegjësitë, por edhe investimet e pushtetit lokal. E cila natyrisht do të ridimensionojë edhe fatet e ekonomisë, përsa i përket ekonomisë lokale, në mënyrë që dhe paratë publike të mos ketë atë lloj centralizmi që kanë sot e kësaj dite. E gjithë pjesa e buxhetit që shkon nga qeveria tek bashkitë, është e barabartë me shumën që mund të mbidhej nga keto bashki apo komuna, në qoftë se do të kishin 100% mbledhje, sipas planit të kësaj takse.Janë një sërë taksash. Përshëmbull taksa për energjinë, që ka provokuar edhe shumë debat. Askujt nuk i vjen mirë të rriten taksat. Në qoftë se rritet çmimi i energjisë, qeveria ka hedhur një skenar, që të subvencionojë shtresat në nevojë. Problemi është, po biznezi sa do të zubvensionohet? Në qoftë se biznesit i rritet kostoja dhe barra e tillë, në çdo moment mund të rialokojë. Mund të tërheqë kapitaket, mund të investojë diku tjetër.Unë do të përmendja dhe një shifër përsa i përket investimeve të huaja, ato kanë rënë me 13.5%, nuk është ndonjë rënie dramatike, por krahasuar me vjet. Duhet parë me shumë kujdes se cilat taksa do të rriten, kush do të taksohet. Është kollaj të taksosh pasuri apo kapitalin, por në një farë mënyre kjo pengon zhvillimin e sektorit privat dhe ne e dimë shumë mirë se rreth 85% e popullatës janë të punësuar në sektorin privat. Duhet një analizë më e kujdesshme, duke marrë edhe mendimin e ekpertëve”- u shpreh Kalemaj.