Rama diagnostikon shëndetësinë: E gjetëm kockë e lëkurë

Tiranë- Një nga premtimet e kryeministrit Rama për të cilin analistët janë të gatshëm të vënë bast që tani është reformimi i shëndetësisë.Në Tonight Ilva Tare, Mustafa Nano, shprehu bindjen se kjo reformë nuk bëhet as për 4 e as për 8 vjet.“Unë qysh tani mud ta regjistroj dhe si dështim, si një premtim të pambajtur. Megjithëse mund të kalojnë katër vjet, 8 vjet, ky është sistem që do shumë kurajo për tu reformuar.Ka shumë qarqe të painteresuar për reformën dhe janë qarqe shumë të fuqishme. Këtë ndërhyrje mund ta bëjë një qeveri që nuk mendon për zgjedhjet e ardhshme”tha Nano.Edi Rama është shprehur i kthjellët për gjendjen e shendetësisë që ndryshe nga optimizmi kur ishte në opozitë, nga karrigia e Kryeministrit e përshkruan të tillë: "Kockë pa lëkurë".Prandaj për shëndetësinë do të akordohen 1.1 miliardë lekë kryesisht në mjete emergjence, në autoambulanca dhe helikopterë të ndihmës së shpejtë.“Sektori më i vështirë, sektori ku kemi marrë përsipër të bëjmë një refromë themelore”.Buxheti parashikon para edhe për invalidët, arsimin dhe gjelbërimin urban.Për strategjinë e qeverisë në të ardhmen Edi Rama preferoi të mos u përgjigjet gazetarëve që kishte thirrur në Konferencë shtypi, por u la takim në ekranin që gjatë viteve të opozitës i çonte të fala pronarit, ndërsa tanimë e zgjedh si shoën e radhës televiziv për të prezantuar vizionin e ri.