Të rinjtë orientohen drejt profesionit, Rama: Ja pse duhet të zgjidhni arsimin profesional
Tiranë - Përpjekja e qeverisë për më shumë se 1 vit rresht, për t’i orientuar nxënësit drejt arsimit profesional, duket se ka rezultuar e sukseshme, ku sipas shifrave zyrtare janë regjistruar 6000 nxënës, nga 3900 regjistrime të vitit të kaluar.Kreyministri Edi Rama iu drejtua fëmijëve duke u thënë përse duhet të zgjedhin arsimin profesional.“Si fillim kjo është e sigurtë që ju keni dalë më të zgjuarit, se të tjerët po mbarojnë gjimnazin dhe kërkojnë punë, ndërsa ju do të iu kërkojnë për punë. Studioni dhe mos u bëni hakera” – tha Rama.Ndërsa Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, tregoi feedbackun që ka marrë deri më tani për shkollat profesionale.Kur kujtoi,- sigurisht buzagaz ashtu si edhe jut ë tjerët, - se sa anëtarë të kabinetit, kolegë të mitë, se sa deputet, se sa miq të tjerë, figurra të njohura nga media, kanë hyrë mik për të futur dikë në këtë shkollë, thashë më duket se ja dolëm. Kemi arritur në atë pikë ku po shtyhen njerëzit, për të shkuar në një arsim profesional” – u shpreh Veliaj.Një shkollë profesionale në Fshatin “SOS”, priti nxënësit e informatikës. Diplomat e tyre do të njihen edhe në Austri për shkak të një marrëveshje mes dy vendeve.