I fejuari vdes një muaj para dasmës, pozon nën ujë në nder të tij

Kjo duhej të ishte dita më e bukur e jetës së saj, veshur me fustanin e bardhë të nusërisë duke e cur drejt altarit për të finalizuar dashurinë e tyre 7-vjeçare.Por në vend të gëzimit ajo përjeton dhimbjen më të madhe, ndarjen  nga jeta e të fejuarit vetëm një muaj para dasmës. Por mes dhimbjesh, lotësh dhe hidhërimi vajza Janine ka marrë kurajon të veshë fustanin e nusërisë pikërisht ditën e planifikimit të dasmës dhe të realizojë një set të veçantë fotografik në nder të të fejuarit të saj Johnny.