Maqedoni, më 29 shtator arsimtarët në grevë, USHT nis vitin e ri akademik
Maqedoni -Më 29 shtator arsimtarët dhe të punësuarit në sektorin e kulturës në Maqedoni do të futen në grevë, bën të ditur Sindikata për Arsim Shkencë dhe Kulturë.Ky është vendimi që u soll nga 425 organizata sindikaliste apo pjesa dërmuese e antarëve, bën të ditur Kryetari i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkovski.Sipas tij disa herë sindikata ka tentuar të bëjë të qartë mosfunksionimin e dialogut social, por u fajësua, nënvlerësua dhe u akuzua dhe nuk u morën parasysh kërkesat e sindikatës.Ndërkaq në USHT u mbajt ceremonia solemne për fillimin e vitit të ri akademik 2014-2015, ku u bë pritja e gjeneratës së njëzetë të studentëve në këtë Universitet.
Në këtë eveniment i pranishëm ishte edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi.Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në fjalën e tij drejtuar studentëve theksoi se fillimi i procesit mësimor shkencor në Universitetin Shtetëror të Tetovës është një ditë e veçantë për faktin se sot arsimi dhe shkenca janë prioritete dhe të njëjtat në shoqëritë e përparuara vlerësohen si domosdoshmëri e kohës.