Historia e Julianit dhe apeli për shtetin që e la në rrugë kur humbi këmbët në atentat
Tirane- Ora News sjell historinë e Julian Çelës, djaloshit 29 vjeçar i cili në shkurt të 2014 humbi këmbët në një shpërthim me tritol. Juristi i ri , babai i një djali 10 muajsh, u ringrit në këmbë me proteza falë humanizmit të disa njerëzve të cilët e ndihmuan duke e çuar në SHBA. Por tani që janë në Tiranë ata i bëjnë apel shtetit t'i ndihmojë të paktën tani: Duke i siguruar një ndihmë financiare dhe një punë për të vazhduar jetën e cila nuk do të jetë e lehtë për ta.Juliani nuk e kishte menduar se mëngjesin e atij 26 shkurti 2014, kur ishte nisur normalisht në punë nuk do të kthehej më në shtëpi me këmbët e veta.26 shkurti, duhej të ishte një ditë normale. Si zakonisht, do të niste me takimin e biznesmenit Armando Ceka, tek i cili 29-vjeçari ishte punësuar në të zezë si jurist për të siguruar të ardhurat e familjes së tij shumë të re.
Më pas në mbrëmje do të shkonte pranë bashkëshortes, Erjolës dhe gëzimit të shtëpisë: djalit, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte ardhur në jetë.Por gjithçka u përmbys sa hap e mbyll sytë. Shpërthimi me tritol i orës 09:30 minuta i asaj dite pranë lokalit të Armando Cekës, (sipas policisë kishte për objektiv këtë të fundit) e gjymtoi Julianin.Thotë se shteti që ai e do e la në mes të 4 rrugëve. As ambulance nuk erdhi në kohë për ta dërguar në spital por disa njerëz zemërmirë e ndihmuan ta çonin në spital me makinën e tyre private."Ishte një mëngjes që nuk e mendoja nuk do kthehesha me këmbët e mija në shtëpi dhe kanë kaluar gati 6 muaj. Shteti që unë e dua nuk më ndihmoi. Nuk erdhi një ambulancë dhe për 10 minuta ngela në mes të 4 rrugëve, njerëz të tjerë më çuan në spital” tregon Juliani në një rrëfim për gazetaren e Ora News Manjola Hasa.
Në spital, realiteti në sytë e Julianit është sa dramatik dhe i vështirë: Një familje e re, ku bashkëshortja nuk mund të punojë pasi duhet të rrisë të voglin, qeraja e shtëpisë për tu paguar, djali që do ushqim dhe veshmbathje çdo ditë, dhe vetë ai në spital me këmbë të prera.Sërish ndihmë nuk mori nga shteti por nga njerëzit.“Ka qenë shumë e vështirë për mua. Shumë njerëz kanë kontribuar dhe shumë besimtarë ungjillorë na kanë ndihmuar.” tregon Juliani.Me ndihmën e tyre Juliani së bashku me gruan dhe fëmijën udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një çift bashkëshortësh në Kentucky i hapin dyert e shtëpisë ndërsa një qendër në Dallas “Scott Sabolich Prosthetics & Research” dhuron këmbët e reja për 29 vjeçarin.Në korrik të 2014 Juliani nis të ecë me proteza.Më pas kthehet në Tiranë ku sërish përballë ka realitetin e vështirë: Me se do të jetojnë?“Ne na duhet një ndihmë e vazhdueshme. Unë kam një djalë 10 muajsh, Erjola dhe unë jemi pa punë të dy tani", thotë Juliani.Në kushtet kur dy të rinjtë kanë një familje, jetojnë me qera dhe pas gjithë kësaj që ka ndodhur i luten shtetit: Të paktën këtë herë t’i ndihmojë. Ai ka diplomë jursiti ndërsa Erjola diplomë anglishtje."Ne jemi familje e re, shpenzimet janë shumë të mëdhaja. Nevoja është e madhe, si për një ndihmë financiare si për një punë. Juli vërtet është me proteza por ai patjetër mund të punojë, edhe unë mund të punoj. Kërkesa ime do ishte për një ndihmë financiare nga shteti, gjithashtu edhe për një punë, qoftë për mua qoftë për Julin" të thotë Erjola për mikrofonin e gazetares Manjola Hasa.
Tashmë jeta për Julianin dhe Erjolën dhe djalin e tyre të vogël është sfidë. Por atyre u duhet një dorë të ringrihen.Kush dëshiron të ndihmojë familjen Me kërkesë të lexuesve po ju vëmë në dispozicion numrin e telefonit dhe llogarisë bankare për këdo që dëshiron të ndihmojë këtë familje.Numri i telefonit Mobile te Julian Çela: 069 40 33 592Ose mund të deredhin të ardhurat e tyre në llogarinë bankare të familjes Cela:Erjola Cela Raiffeisen Bank 001028449 Iban AL 492021104400000000Juliani rikthehet të ecë, 5 muaj pasi humbi këmbët nga atentatiAtentati i dytë me tritol Armando Cekës, plagoset biznesmeni dhe 2 miqtë e tij