Arvizu diplomon "Shqiponjat e Zeza" shqiptare, u trajnuan nga Ushtria e SHBA
Tiranë – Sot në Tiranë janë diplomuar “Shqiponjat e Zeza” Shqiptare, oficerët e parë të diplomuar në Shkollën e kadetëve dhe të trajnuar nga Ushtria Amerikane.Për këtë arsye, sot, Ambasadori i SHBA-së, Alexander A. Arvizu, së bashku me zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gjeneral Brigade Cunniff nga Neë Jersey, morën pjesë në ceremoninë e tyre.Oficerët e rinj shqiptarë, gjatë trainimit të tyre nga Garda Kombëtare e Ushtrisë Amerikane në New Jersey, arritën të kalojnë orë të tejzgjatura stërvitjeje dhe marshime të gjata.Ambasada amerikane vlerëson se “ata testuan vlerat e tyre udhëheqëse dhe, sipas Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane, të gjithë e fituan të drejtën për t’u quajtur togerë. Ky program është vetëm njëri prej shumë bashkëpunimeve të suksesshme midis forcave të armatosura shqiptare dhe shtetit të New Jersey-t, si dhe, akoma më gjerë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Nëpërmjet bashkëpunimeve tona të shumta, ne zhvillojmë dhe nxjerrim në pah profesionalizmin e oficerëve shqiptarë nëpërmjet programeve si kjo shkollë e parë e llojit të saj për kandidatë për kadetë, si dhe klasa udhëheqëse për Trupat e nënoficerëve, të tilla si “Battle Staff NCO”, “Kursi për Udhëheqës Luftëtarë”, “Kursi për Instruktorë Trajnimi” dhe “Kursi për Çertifikimin e Taktikave”.ar.sh/Oranews.tv