Elvis Cefa çon në Kushtetuese Ligjin për KLD: Na cënon kompetencat
Dy ligjet e miratuara nga Kuvendi, që kanë të bëjnë me drejtësinë nuk janë pranuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me arsyetimin se ato cënojnë drejtpërdrejt kompetencat dhe funksionin e KLD.Për këtë arsye, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nën drejtimin e n/kryetarit Elivis Cefa u vendos që ligji "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë" dhe ligji "Për shkollën e magjistraturës", të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese.Në njoftimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë thuhet se këto ligjë cënojnë drejtpërdrejtë funksionimin dhe kompetencat e KLD-së dhe parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.“Mbledhja vijoi me diskutimin mes anëtarëve mbi ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë nr.101/2014 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811/2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë" të ndryshuar" dhe nr.97/2014, "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8136, datë 31.07.1996 "Për shkollën e magjistraturës", të ndryshuar". Gjatë diskutimeve të gjithë anëtarët e pranishëm evidentuar probleme të theksuara kushtetutshmërie në këto dy ligje. Në diskutimet e tyre anëtarët e Këshillit theksuan njëzëri se ligjet cënojnë kompetencat thelbësore të KLD. Në përfundim të diskutimeve anëtarët e Këshillit vendosën që t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar ato pjesë të ligjit që cënojnë drejtpërdrejtë funksionimin dhe kompetencat e KLD-së dhe parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.”Ligjin për KLD dhe atë të Shkollës së Magjistraturës e kundërshtoi edhe Presidenti Bujar Nishani. Por në seancën e parë të këtij sesioni Kuvedni i rrëzoi këto dydekrete.Vendet vakante në Gjykatat Administrative Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, DurrësMë tej mbledhja vijoi me diskutimet mes anëtarëve të Këshillit lidhur me procesin e emërimit te kryetarëve në gjykatat administrative të shkallës së parë në Durrës, Korçë, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër. Pas rrahjes së mendimeve, Këshilli vendosi shpalljen e vendeve vakante për funksionin e kryetarit në gjykatat administrative të shkallës së parë në Korçë, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër. Gjithashtu për t'i dhënë mundësi të gjithë gjyqtarëve të emëruar së fundmi në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Durrës, Këshilli vendosi të rishpallë vendin vakant për funksionin e kryetarit në këtë Gjykatë.Po ashtu Këshilli, shqyrtoi gjithashtu projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, për vitet 2007-2009, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësis. Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 10 gjyqtarët.Ndërsa si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit