Studentët e huaj, regjistrimi paraprak bëhet nga 10 shtatori deri më 1 tetor
Tiranë - Ministria e Arsimit ka njoftuar sot se studentët e huaj, që do të duan të ndjekin fakultete të ndryshme në Shqipëri do të duhet të paraqiten nga 10 shtatori deri në 1 tetor, në MAS për të dorëzuar disa dokumenta dhe vetëm më 17 tetor 2014, në sekretaritë e fakulteve përkatëse, ata do të shkojnë për të përfunduar regjistrimin e tyre.Ja se cilat janë etapat e regjistrimit, sipas njoftimit të dërguar nga MAS:Studentët e huaj që aplikojnë individualisht në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit apo në kuadër të Marrëveshjeve Shtetërore dypalëshe ose shumëpalëshe, për ndjekjen e studimeve në ciklin e parë të studimeve, për vitin akademik 2014-2015, do të përzgjidhen për programin e studimit të kërkuar, në bazë të dosjeve të aplikantëve të përcjella individualisht nga vetë të interesuarit ose të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, nga Ministritë e Arsimit të vendeve përkatëse ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.Studentët e huaj duhet të paraqesin në Drejtorinë e Integrimit dhe Projekteve, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në periudhën 10 shtator 2014 - 1 tetor 2014 dokumentet e mëposhtme:a. Formularin e aplikimit sipas Shtojcës nr. 1 të këtij Udhëzimi;b. Vërtetim që nuk ka qenë i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje penale, në vendin e origjinës, i lëshuar 3 muajt e fundit;c. Fotokopjen e njësuar të dokumentit personal të identitetit;d. Fotokopjen e njësuar të origjinalit të legalizuar të diplomës së shkollës së mesme e shoqëruar nga një dokument të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente që dëshmon se mbajtësi i diplomës ka të drejtë të ndjekë studimet në institucione të arsimit të lartë në vendin e tij/saj;e. Certifikatë e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë së Universitetit të Tiranës, dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument që provon njohjen e gjuhës shqipe në nivelin e kërkuar (për shembull, diplomë e kryerjes së një cikli studimi në gjuhën shqipe, etj);f. Kopjen e njësuar të origjinalit të lejeqëndrimit për shtetasit e huaj, lëshuar nga Ministria e Brendshme, nëse disponohet nga aplikuesi;g. Curriculum Vitae;h. Deklaratë sipas Shtojcës nr. 2 të këtij udhëzimi.Ministria e Arsimit dhe Sportit i dërgon Institucioneve publike të Arsimit të Lartë, brenda datës 3 tetor 2014, dokumentacionin përkatës të aplikantëve të përzgjedhur për të kryer procedurat e mëtejshme të regjistrimit në programet e studimit përkatës.Shtetasit e huaj brenda datës 17 tetor 2014 paraqiten pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse për të përfunduar procedurat e regjistrimit në programin përkatës të studimit.Ju lutem gjeni në faqen zyrtare të MAS, ëëë.arsimi.gov.al udhëzimin e plotë për “Procedurën e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë, për shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2014-2015”