Një tjetër shqiptar nga Maqedonia vritet në luftën e ISIS

Një tjetër shqiptar ka rënë viktimë e luftës në shtetet e Lindjes së Mesme dhe dyshohet se ai luftonte përkrah organizatës ISIS.Mediat maqedonase raoprtojnë se shqiptari që ka humbur jetën duke luftuar në qytetin iraken të Bastras është Mesud Musliu nga Shkupi.Masud Musliu bëhet kështu i dhjeti shqiptar i Maqedonisë që humb jetën në luftërat e huaja.Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka informuar se ky shtetas jetonte në Gjermani dhe mund të ketë hyrë në Irak në muajin prill.