Rama në Pekin, në Forumin Ekonomik Botëror, takime me liderët kinezë

Tiranë - Kryeministri Rama ndodhet, në krye të një delagacioni shqiptar, në Pekin, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit që mbahet nesër.Sikurse njofton ai vetë në Fb, ai do të jetë në Panelin për Suksesin e një Ekonomie te Re Krijuese dhe më pas, do të ketë një takim me Kryeministrin e Kines.Po ashtu, Rama ka postuar edhe foto në Fb nga stacioni i ri i trenave të shpejtë të gjeneratës së fundit në Tianjin, ku mbahen punimet e Forumit Ekonomik Botëror.Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në mëngjes në Pekin. ATSH ka njoftuar se Rama dhe delegacioni që e shoqëron u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit nga Chen Guo You, zv-drejtor i Europës në Ministrisë e Jashtme.Në një komunikim me gazetarët një ditë më parë,  Rama tha se janë hapur kanalet e komunikimit me qeverinë kineze për disa projekte.“Do të vazhdojë axhendën e parashikuar për të zhvilluar një vizitë në Kinë, ku bashkë me kryeministrin kinez do të diskutojmë mbi disa projekte për Shqipërinë”, theksoi Rama.Kryeministri Rama po ashtu ditën e enjte do të mbajë një leksion për studentët dhe akademikët e Universitetit të Financës dhe Ekonomisë të Tianjin-it.Më parë, Kryeministri Rama është takuar me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, zotin Li Keqiang, në kuadër të takimit me krerët e qeverive të Evropës Qendrore dhe Juglindore dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës më 26 nëntor të 2013-ës, në Bukuresht.Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës, si edhe prioritetin që Qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë. Kryeministri Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura.4(Në foto: Kryemistri Rama gjatë mbërritjes në aeroport, në Pekin)(Marrë nga ATSH)