Festivali i 26-të ndërkombëtar i fishekzjarreve, spektakël në Mecau

Ka nisur Festivali i 26 ndërkombëtar i fishekzjarreve në Mecau, duke u dhënë kështu mundësinë banorëve lokalë, por edhe turistëve të festojnë ndryshe Mid-Autumn Festival.Audienca ka shijuar natën e parë të garës, e cila u shoqërua edhe me filmat klasik Kung-Fu, por edhe këngë të viteve ‘90.Festivali i fishekzjarreve do të zgjasë 5 ditë dhe marrin pjesë 10 skuadra nga Kina, Tajvani, Kroacia, Franca, Koreja e Jugut, Polonia , Australia, Portugalia, Spanja dhe Italia.Secila skuadër nga këto vende do të performojë çdo natë, duke dhuruar spektakël për të pranishmit. Gara do të mbahen më 12 shtator, 20 , 27 dhe i fundit më 1 tetor, i cili do të shënojë edhe Ditën Kombëtare të Kinës.