Çmime më të larta në gusht, INSTAT: Kjo ka sjellë edhe rritje të inflacionit

Shqiptarët kanë paguar më shumë para gjatë muajit gusht për produktet e shportës.Sipas raportit të INSTAT për çmimet e konsumit, vërehet një rritje e çmimeve në pothuajse të gjitha mallrat e domosdoshme për një familje.Shtrenjtimi i ushqimeve ka ndikuar që Inflacioni me bazë vjetore, përgjatë gushtit të arrijë 2 %,  që është  niveli më i lartë që nga shkurti i këtij viti, duke rezultuar në kufirin e poshtëm të objektivit minimal të Bankës së Shqipërisë prej 2-4%.Që nga muaji mars, norma vjetore e ndryshimit të çmimeve kishte qëndruar nën 2%. Krahasuar me muajin Gusht 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 7,8 %, pasuar nga grupi "Pije alkoolike dhe duhan" me 7,1 %,"Ushqime dhe pije joalkoolike" me 3,2 %.Përfundimi i prodhimit vendas dhe ulja e temperaturave ka ndikuar në rritjen e çmimit të zarzavateve rritur me 25,6 % dhe nëngrupit "fruta" me 7,0 %.Vlen të theksohet se gjatë muajit që lamë pas ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Shëndeti" me 5,6 % pasuar nga grupi "Veshje dhe këpucë" me 2,3 %,  si dhe "Komunikimi" me 0,8 %, .Pavarësisht rritjes së inflacionit konsumi mbetet i dobët pasi qytetarët shqiptarë nuk shpenzojnë si më parë në lidhje me mallrat që u nevojiten.Rritja e vlerës së inflacionit ka ardhur e ndikuar sidomos prej shtrenjtimit të çmimeve të produkteve kryesore për një tavolinë.