Fatos Hoxha: PD të shkojë në Kuvend ose të veshë kambalet e të dalë në mal

Tiranë - Ish-deputeti i Partisë Demokratike për Kukësin, në dy legjislatura, ka kritikuar bojkotin e opozitës në parlament, duke e cilësuar një sjellje “qaramane”.Fatos Hoxha në “Mëngjes Express”, me gazetarin Enkel Demi, deklaroi se opozita ka dy rrugë, ti kthehet jetës parlamentare, në të kundërt "të veshë kambalet, gavetën, pushkën dhe të dalë në mal."“Për hirë të vërtetës që ky rasti i dhunës ndaj deputetit Strazimiri është për t’u denuar dhe është ekstrem. Por në historinë e parlamentit tonë nuk është i pari rast, është disa herë i përsëritur, ku deputetet janë ndeshur me njëri tjetrin deri në rastin ku deputëtt janë vrarë, rasti i Azem Hajdarit. Por ajo që më çudit, që vë pikëpyetje më shumë, është ky vendim i kërkuar me zell nga opozita e sotme. “Ne nuk marrim pjesë në parlament sepse neve na dhunojnë”, kjo është sjellje e një opozite “qaramane”. Vendi i opozitës është në parlament, e çdo gjë që duhet të ndodhë duhet ta ndjekë në rrugë ligjore, institucionale, kushetuese. Është maja e piramidës që populli shikon të mirën dhe të keqen. Roli i opozitës të ikë të thotë “unë po iki, se ju po më dhunoni, po më përdhunoni, po më rrihni”. Jo, vendi i opozitës është shumë domethënës. Këto janë numrat që të kanë dhënë shqiptarët.Ka dy rrugë për opozitën ose të rrijë në parlament dhe të kryejë funksionet e saj, në të kundërt opozita duhet të veshë kambalet, të marrë gavetën, pushkën dhe të dalë në mal. Opozitë që të bëjë opozitë hoteleve, zyrave, salloneve ose në facebook, kjo nuk mund të jetë opozitë. Unë e kam për partinë demokratike. Nëse shtrohen problemet që duhen zgjidhur në parlament, e jo t’i shmangemi parlamentit dhe shkojmë në sallonet e hoteleve t’i zgjidhim këto probleme. Dhe kjo ka ndodhur. E di kujt i shërben sot bojkoti i opozitës në këtë moment? Vetëm Edi Ramës. Nuk ka njeri më të lumtur se sa ai në këtë situatë të partisë Demokratike. Sepse po i kalon ligjet pa asnjë lloj vështirësie dhe pengese” – u shpreh Hoxha.I pyetur lidhur me Kongresin e Partisë Demokratike, që do të mbahet me datat 27-28 shtator, Hoxha u përgjigj se nuk është në dijeni. Edhe pse me dy mandate si deputet i Kukësit në Partinë Demokratike, Hoxha tha se nuk është ftuar në Kongres, ashtu si ai edhe shumë përsonalitete të tjerë të strukturave të PD-së, janë të informuar vetëm nga mediat.“Jo, nuk jam në dijeni të asgjëje deri më sot. Jo vetëm unë, po jemi një grup i madh ish-deputetësh, anëtarë të strukturave më të larta të PD-së që nuk jemi në dijeni. Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtarë. Kam miq të mitë të cilët janë anëtarë të Kryesisë që nuk e dinë dhe nga mediat e marrin vesh. Në Partinë Demokratike që nga vitit 2013 e deri më sot e di çfarë ka ndodhur? Është përjashtuar grupi parlamentar. Janë përjashtuar deputetet nga grupi parlamentar.Janë shkrirë strukturat e partisë, Këshilli Kombëtarë, janë improvizuar struktura të reja, është zgjedhur në kryetarë partie në kundërshtim me statusin, është ngrirë statusi, dalin udhëzime në kundërshtim me statusin. Kjo është arsyeja që ne nuk marrim vesh asgjë. Unë e kam paralajmëruar në disa shkrime, por jo vetëm unë, edhe të tjerë. Zgjedhjen e kryetarit në këtë mënyrë e kishim pritur. Unë jam nga mbështetësit e tij që një frymë të re, një organizim të ri dhe në fund të sillte lidërshipin e ri. Asnjëra nga këto nuk ka ndodhur. Nuk e dime nëse do të marrim opjesë në Kongres .Problemi është edhe më shqetësues kur këto gjëra janë paralajmëruar dhe në mënyrë të vetëdijshme janë shkelur. Me kohë i kemi kërkuar kryetarit procedurat, me kohë i kemi kërkuar zbatimin e satusit, të gjitha janë anashkaluar nëpërmjet udhëzimeve. Por, ndonjë rast rtë veçantë edhe vetë udhëzimi i bërë nga kryetari vetë është shkelur. Të gjitha këto në frymën antikushtetuese të partisë. Nëse udhëzimet për zgjedhjet e reja në parti, përjashtonin zgjedhjet lokale, në mënyrë arbitrarë kanë kandiduar” – tha Hoxha.Së fundmi tha se nëse partia Demokratike nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhjet elektorale, atëherë “fushën” e saj të lënë bosh, do ta zërë një parti tjetër.