Civici braktis “anijen e trazuar” të BSH, Letër Metës: Dorëhiqem nga Këshilli
Tiranë- “Dorëheqja është mendimi i parë që të vjen në këto raste. Gjëja më e lehtë do të ishte dorëheqja, për t'u ndjerë i qetë dhe jashtë kësaj pune. Arsyeja pse qëndrojmë atje është të normalizohet situata, të pritet vendimi i Prokurorisë për të qartësuar çfarë ka ndodhur, pasi akoma ka shumë pikëpyetje.Në momentin që të gjitha gjërat do jenë të qarta, natyrisht që secili prej nesh do marrë vendimin e duhur”.Kjo deklaratë e bërë mbrëmjen e 4 shtatorit në emisionin "Tonigt Ilva Tare" nga Adrian Civici është konkretizuar gjatë ditës së sotme.Vetëm një ditë pasi dëshmoi në Prokurori për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, anëtari i Këshillit mbikqyrës Adrian Civici dha sot dorëheqjen nga detyra e tij.Përmes një letre dërguar parlamentit, ku edhe është votuar si anëtar i Këshillit Mbikqyrës, Civici ka shpjeguar arsyet e kësaj dorëheqje. I kontaktuar nga Ora News, Civici konfirmoi dorëheqjen:"Dhashë dorëheqjen për ti hapur rruge forcimit dhe konsolidimit të Bankës së Shqipërisë në përmbushje të misionit të saj të rendesishem si dhe për arsye shëndetësore personale," u shpreh Civici përmes telefonit.Letra e dorëheqjes ka mbërritur në zyrën kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, dhe pritet që shumë shpejt të shqyrtohet nga Parlamenti.Adrian Civici është anëtari i parë i Këshillit Mbikqyrës që jep dorëheqjen pas vjedhjes 713 milionë lekë në thesarin e shtetit. Disa javë më parë kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, u bëri thirrje tre anëtarëve të zgjedhur nga Parlamenti të japin dorëheqjen.Një ditë më parë Adrian Civici sëbashku me dy anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës Petraq Milo dhe Dhori Kule dëshmuan në Prokurorinë e Tiranës lidhur me skandalin e vjedhjes në BSH.Pas këtyrë dëshmive hetuesit pritet të nxjerrin dhe përgjegjësitë për çdo person,por kjo do të kërkojë dhe pyetjen e disa personave të tjerë dhe atyre që tashmë ndodhen në qelitë e paraburgimit.Ja kërkesa për dorëheqje e Adrian Civicit