Dita Kombëtare e Koresë së Veriut, nderohen themeluesit e kombit
Koreja e Veriut ka shënuar ditën kombëtare në të gjithë vendin. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve të shtetit të izoluar KCNA.Pamjet, dhënë për Reuters nga KCNA, tregojnë qytetarë të shumtë sëbashku me personelin e shërbimeve duke vendosur lule para statujave të themeluesit të vendit, Kim Il Sung dhe udhëheqësit më të vonë Kim Jong il në Mansu Hill, për të shënuar përvjetorin e 66-të të themelimit të kombit.Koreja e Veriut është një nga vendet me politikat më represive në botë dhe është nën sanksione të rënda nga OKB, në lidhje me programet e saj të raketave bërthamore dhe balistike.Kriza ushqimore në mbarë vendin në vitin 1990 shkaktoi një milion viktima. Sipas vlerësimeve të pavarura dhe raporteve të ndryshme, ekonomia e Koresë së Veriut është shumë e brishtë dhe më e vogël se 20 vjet më parë.Dy Koretë, Jugu dhe Veriu, mbeten teknikisht në luftë, pasi lufta mbaroi me një armëpushim të nënshkruar në Panmunjom, kurse traktati i paqes mbeti i panënshkruar.