Nisin “ethet iPhone6”, adhuruesit e teknologjisë e gdhijnë jashtë për ta blerë
Dhjetëra persona kanë kaluar natën jashtë në Njw York, duke pritur versionin më të ri të kompanisë Apple, iPhon 6.Ata ishin mbeldhur rreth ndërtesës së dyqanit të Apple, të mbuluar me batanije dhe të ulur në trotuare dhe bordura në pritje të telefonit, por edhe produkteve të tjera të kompanisë.Nga pamjet duket, ku të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë më të fundit kanë ngritur një kamp duke numëruar orët dhe minutat për të pasur në duar iPhonin e ri.Apple pritet të zbulojë një version të ri të iPhone, telefonit më popullor të saj, si dhe disa produkte të tjera, në event të planifikuar rreth orës 19 më orën tonë. Ngjarja do të zhvillohet në Kaliforni, por do të transemtohet live edhe në faqen e internetit të Apple.Kompania është shprehur se ka pritshmëri të lartë sa u përket produkteve të saj, duke çuar përpara edhe vizionin e krijuesit të Apple Steve Jobs, i cili u nda nga jeta në vitin 2011.