Moto 360, rezervat tashmë të zbrazura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2014, 21:37
Moto 360, smartwatchi i prezantuar nga Motorola gjatë fundjavës, është shitur tashmë. Tek pajisja, e cila mund të porositet në SHBA për 249 dollarë, kanë mbaruar rezervat vetëm brenda disa orëve.Sipas uebsajtit Re/code, i cili citon një zëdhënës të kompanisë, disponueshmëria mund të jetë e kufizuar për një farë kohe për shkak të kërkesës së lartë.I njoftuar marsin që shkoi, Moto 360 prezantohet si një orë e projektuar me kokë të rrumbullakët, me rrip lëkure apo çeliku dhe me sistem operativ Android Wear.Brenda tij ai përmban një processor CPU TI OMAP 3, një memorje të brendshme 4 GB dhe 512 MB RAM. Nuk mungojnë dhe sensorët e rrahjes së zemrës dhe matësit të hapave./o.b/oranews.tv/