Stephen Hawking: Fundi i botës do të vijë por jo shumë shpejt

Fizikanti i njohur në të gjithë botën Stephen Hawking thotë në librin e tij se ‘Grimcat e Zotit’, që në gjuhën shkencore njihen si Higgs Boson është një fushë magnetike e cila është e paqëndrueshme kur ekspozohet ndaj niveleve shumë të larta energjitike.Fusha magnetike e cila u zbulua në vitin 2012, është një nga misteret dhe rreziqet më të mëdha që i kanosen planetit tonë, nuk mund të shihet në univers por prania e saj shpjegon dhe funksionin e motorrit të universit. Por nëse ndodh një shpërthim i fuqishëm energjie prej 100 miliardë giga-elektron-volt  atëherë shkatërrimi i universit është i pashmangshëm dhe ndodh me shpejtësinë e dritës.Kjo teori u demostrua dy vite më parë në një eksperiment në Zvicër, pasi u parashikua nga shkencëtari Peter Higgs në vitet 1960.Në këtë eksperiment u përdorën fusha elektromagnetike për të shpërthyer grimcat me shpejtësi të lartë,  duke bërë që ata të ndryshonin drejtim apo dhe të përplaseshin me njëra tjetrën.Por sipas shkencëtarit Haëking askush  nuk mund të parashikojë aktivitetin e kësaj fushe magnetike dhe se ajo mund të ndodhë sot, neser apo pas miliona viteve por fakti që kjo fushë është në qetësi duhet të na shqetësojë.