Shkodër, abuzimet me skemën e ndihmës sociale, ndjekje penale për mjekët

Shkodër - Do të ketë proçedime penale për mjekët dhe administratorët që në mënyrë abuzive kanë bërë përfitues të ndihmës së paaftësisë shumë qytetarë.Ky është paralajmërimi i drejtoreshës së Shërbimit Social Shtetëror në Shkodër, Valbona Tula. Institucioni që ajo drejton ka nisur verifikimin e 6900 dosjeve të dorëzuara nga bashkitë dhe komunat e qarkut.Vetëm në rrethin e Pukës ku është kryer ky verifikim, janë mbyllur përfundimisht 150 dosje të parregullta.Ky kontroll ka nisur pas urdhërit të dalë nga 2 Ministri, ajo e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale, për verifikimin e të gjithë përfituesve nga skema e ndihmës ekonomike.ndihma ekonomike shkoder