30 minuta shi nxjerrin jashtë funksioni aksin Tiranë-Elbasan
Që prej orës 15:00 me dhjetra makina kanë mbetur të bllokuara në aksin nacional Tiranë-Elbasan në fshatin Ibë, si pasojë e rreshqitjeve masive të dheut. Kjo ka qenë gjendja e rrugës vetëm pak minuta pas reshjeve intensive që përfshinë zonën(në foto e video).Drejtuesit e mjeteve të bllokuar prej gati dy orësh në këtë rrugë, janë shprehur të indinjuar, ndërkohë që në shumë prej makinave kishte edhe fëmijë.Baltës edhe dheut nuk i ka shpëtuar as kjo makinë e cila së bashku me nusen dhe dhëndrin ishin duke shkuar për të festuar martesën e tyre.Në vendin e ngjarjes ishte vetëm një fadromë e cila bënte zhbllokimin e rrugës vetëm me një korsi të kalueshme.Banorët ankohen se kjo situatë është sa herë bie shi. Madje ata i frikësohen edhe urës që lidh disa fshatra me shkollën e zonës, pasi çdo ditë fëmijët e tyre duhet ta përshkruajnë për të shkuar në shkollë.