Arrestimi i Fullanit, Meta: Mbështesim Prokurorinë, të vendosë pikat mbi "i"
Ilir Meta ka qenë i pari nga drejtuesit e shtetit i cili ka reaguar sot në lidhje me arrestimin e Guvernatorit Ardian Fullani mbrëmjen e 5 shtatorit.Gjatë një deklarate për mediat në 10 vjetorin e themelimit të LSI, Meta nuk mund t'i shpëtonte interesimit të gazetarëve në lidhje me këtë arrestim.Meta u shpreh se qëndrimi i LSI ka qenë dhe mbetet mbështetja e Prokurorisë deri në fund të hetimeve, i njëjti qëndrim që u mbajt menjëherë pas skandalit të vjedhjes“Qendrimi ka qenë dhe mbetet i pandryshuar lidhur me skandalin e vjedhjes, që do të thotë mbështetje Prokurorisë dhe gjyqësorit për të hetuar deri në fund këtë skandal dhe për të vendosur pikat mbi "i", dhe ne do të respektojmë vendimet e drejtësisë.“ tha Meta.I pyetur nga gazetarja Klementina Cenkollari se a do të kërkojë mazhoranca shkarkimin e Fullanit, Meta tha:“Mazhoranca do të respektojë kushtetutën dhe ligjet dhe mazhoranca do të punojë për të konsoliduar pavarësinë eBankën e Shqipërisë, për të rritur integritetin e saj, dhe do të bashkëpunojë për këtë qëllim edhe me partnerët ndërkombëtarë si me FMN, BB ashtu edhe me Komisionin Europian.”Po ashtu Meta deklaroi se "reforma në drejtësi do të ecë përpara dhe bashkëpunimi me të gjitha institucionet është i domosdoshëm dhe duhet të jetë reciprok."(Video: Ja deklarata e Ilir Metës)