LSI feston sot 10-vjetorin e themelimit me veprimtari sociale

Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim do të festojë sot 10-vjetorin e themelimit të saj.Me këtë rast LSI-ja do të zhvillojë veprimtari të ndryshme sociale në të gjithë vendin. Këto veprimtari do të kenë në fokusin e tyre grupet në nevojë dhe shtresat të ndryshme sociale.Në fakt, në 10-vjetorin e themelimit të saJ LSI-ja feston ndryshe nga partitë e tjera. Nuk do të ketë koktej, festa apo pritje, por do të organizojë veprimtari që do t’i vijnë në ndihmë komunitetit dhe ambienteve publike.Në këtë përvjetor është vendosur që të ketë veprimtari sociale edhe në shtëpitë e fëmijëve jetimë.