Arrestimi i Fullanit, jehonë edhe në mediat e huaja

Arrestimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ka bërë jehonë edhe në mediat më prestigjioze ndërkombëtare. Agjencia Reuters shkruan: “Guvernatori i Bankës së Shqipërisë arrestohet për vjedhje të thesarit.”“Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë Ardian Fullani u arrestua të premten në mbrëmje në zyrën e tij me akuzat për shpërdorim detyre mbi vjedhjen e 713.000.000 lekë (6.630.000 $), lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të Prokurorit", shkruan agjencia Reuters.Më tej duke iu referuar kërkesave dhe peticioneve të shumta për dorëheqjen e Guvernatorit, Reuters shkruan: "Fullani ka refuzuar të japë dorëheqjen pavarësisht protestave të qytetarëve të cilët firmosën një peticion për të kërkuar shkarkimin e tij. Ai kishte fituar një votë besimi në bordin mbikëqyrës."Ndërsa prestigjozja "Dailymail" duke cituar Albi Seranin, zëdhënësin e Prokurorisë shkruan: "Guvernatori është arrestuar pas një vendimi të gjykatës me akuzat për shpërdorim detyre gjatë vjedhjes në bankë."dailymailPo ashtu për arrestimin e Fullanit ka shkruar edhe agjencia e lajmeve kineze "Xinhua":"Policia e Tiranës arreston të premten Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Fullani është i akuzuar për shpërdorim të zyrës pas vjedhjes prej 713 milion lekë (6.600.000 $) nga Thesarit të Shtetit."mediat e huajaex/oranews.tv/