Kosovë, KQZ e gatshme për zgjedhje nësë dështon krijimi i institucioneve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2014, 08:34
Prishtinë-Duket se Kosova po përgatitet për zgjedhje të reja dhe për KQZ është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e jashtëzakonshme në vjeshtën e këtij viti, nëse liderët e partive politike dështojnë t’i krijojnë institucionet e reja, Kuvendin dhe Qeverinë.Kështu deklaruan për “Zërin” përfaqësuesit e KQZ-së, sipas të cilëve, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është sfiduese, por jo e parealizueshme.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, pranon se organizimi i dy palë zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër është sfidues për këtë institucion, por sipas tij, KQZ-ja është në gjendje të tejkalojë sfida të tilla.