A kanë lidhje: arrestimi i Fullanit - vrasja e Santos - fshirja e serverit?

Tiranë - Arrestimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, vrasja mister e Presidentit të bankës “Credins”, Artan Santo dhe fshirja e çuditshme e transfertave të parave nga serveri i Tatimeve brenda një periudhe të shkurtër, kanë si emërues të përbashkët termat “para, bankë, bankierë” dhe natyrisht, ngrenë pyetjen: Janë rastësi apo kanë lidhje me njeri tjetrin?Gazetari i mirënjohur investigativ, Artan Hoxha, nga studio e “Ora News”, gjykon se të tria ngjarjet kanë lidhje me njera – tjetrën. Duke nisur nga arrestimi i Guvernatorit Fullani, Hoxha bëri një prapaktheu në historikun e ngjarjeve të këtij viti dhe u ndal në vrasjen e bankierit Artan Santo, që drejtoi të vetmen bankë shqiptare të nivelit të dytë në vend e tashmë gjendet i ekzekutuar me një atentat mafioz dhe pa autor.Pas kësaj, Hoxha e hodhi vështrimin edhe më thellë, tek skandali i fshirjes së serverit të Tatimeve, të vetmit në të cilin deklaroheshin transfertat e mëdha bankare prej qindra milionë eurosh të bizneseve për në bankat jashtë vendit dhe faktit që për këto transferta merrej miratimi nga banka Qendrore.Pra, a janë rastësi apo kanë nxitur njera –tjetrën, serveri – atentati –arrestimi? Ja sesi e gjykon Artan Hoxha:“Arrestimi i Fullanit ka ndodhur sepse Guvernatori i kishte mundësitë për të fshirë provat. Mos harroni se në këtë vend janë fshirë serverat e Kryeministrisë në 21 Janar dhe sot kemi autorë që janë provuar edhe me filmime nga agjensitë më prestigjioze në botë, si FBI-ja, që janë të lirë.Është fshirë serveri në Drejtorinë e Tatimeve me mbi 5 milionë deklarime të bizneseve shqiptare. Mos ju duket çudi, unë ende nuk e di, shpresoj të mos ketë ndodhur, që serveri qendror, i cili ka të dokumentuara të gjitha transfertat e parave, prej dhjetra apo qindra milionë eurosh, nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, jashtë territorit të saj nuk mund të dalin me valixhe, ato kanë kaluar përmes Bankës dhe ky server ishte garancia që e mbante Fullanin të palëvizshëm dhe të paprekshëm deri në këtë moment.Çdo transfertë, që është bërë nga të 16 bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, në çdo vend të BE-së apo më tej, ka marrë miratimin dhe është bërë me dijeninë e Bankës qendrore, çdo lëvizje është regjistruar aty. Njeriu që ka qendruar në këtë detyrë, njeriu që ka kontrolluar botën financiare-ekonomike dhe mohon gjithë oligarkinë e biznesit në këtë vend, prej vitit 2004, është Guvernatori Fullani.Sot jemi në vitin 2014 dhe bëhet fjalë për 10 vjet, ndërkohë që edhe më parë ai ka qënë President i Shoqatës së bankave dhe drejtues i një banke të rëndësishme në Shqipëri. Banka e Kursimeve, që më vonë u privatizua nga shteti shqiptar, e cila drejtohej nga një personalitet mjaft i rëndësishëm në sistemin bankar - që më vonë drejtoi edhe të vetmen bankë shqiptare të nivelit të dytë në vend - tashmë prej dy muajsh gjendet i ekzekutuar me një atentat mafioz dhe pa autor.E kam thënë edhe më parë, që të dyja ngjarjet nuk më duken pa lidhje. Por, me sa duket, ngjarja e parë ka ndikuar që të zbulohet skandali që ka ndodhur. Unë nuk mund të them që ngjarja e parë është kryer për të fshehur këtë ngjarje, por jam i sigurt që ngjarja e parë, ajo që ndodhur, me rastin e ekzekutimit mafioz në qendër të Tiranës -  ajo që sot është pa autor dhe ka "ngrënë" shumë koka të Policisë së Shtetit, duke filluar nga z.Bizhga dhe më vonë Drejtori i Policisë së Tiranës, -  ka ndikuar që të zbulohet ngjarja tjetër, ka precipituar që të zbulohet kjo që ne kemi sot dhe  fakti që çdo veprim që është bërë nga Shqipëria në drejtim të bankave në Qipro, ku e dinë të gjithë se çfarë lehtësisht fiskale ka dhe ofrohen për paratë të cilat vijnë nga burime të palegalizuara."ar.sh/Oranews.tv