Kush është Prokurori që arrestoi Fullanin dhe apeli për ta mbrojtur
Tirane- Prokurori që ka hetuar skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe urdhëroi dje, arrestimin e Guvernatorit Fullani dhe Inspektores së Përgjithshme Golemi, quhet Ramadan Troci.Ora News ka fiksuar momentin kur prokurori Ramadan Troci, më 5 shtator 2014, doli me shpejtësi nga prokuroria e Tiranës më për tu nisur drejt gjykatës ku kërkoi prangosjen e Ardian Fullanit, i cili konsiderohej si i paprekshëm.Prej gati dy muajsh Troci hetoi në mënyrë intensive dhe të pavarur skandalin e vjedhjes së 713 milion lekëve nga banka qëndrore,duke u privuar dhe nga leja e tij vjetore.Si pjesë e Njesisë Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, drejtuar nga Deniona Katro, Trocit iu ngarkua më 21 korrik të këtij viti, dosja e vjedhjes së 713 milionë lekëvë nga Banka e Shqipërisë.Në ekipin e tij u përfshinë edhe dy oficerët e njesisë, Lazar Tuni dhe Elidon Hysena dhe puna e tyre u mbikqyr nga kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha.Puna dhe sakrifica u shpërblye pasditen e të premtes ku me kërkesë të tij,policia e tiranës arrestoi numrin një të bankës dhe inspektoren Elivar GolemiTroci është emëruar në fillim të këtij viti, prokuror në Njësinë Antikorrupsion të Prokurorisë e Tiranës në të cilën ka mëse 2 vjet që punon, që kurse la pas vendlindjen e tij, Dibrën, në të cilën nisi karrierën si prokuror. Ramadan Troci ka hetuar edhe aksidentin e deputetit Sokol Olldashi dhe dosjen e pedofilit ardian Prrenjasi me abuzimet me fëmijët dhe zhdukjen e 11-vjeçarit Julian Çela.Apeli për ta mbrojtur Dje, në “Ora News”, gazetari investigative Artan Hoxha, bëri një apel publik për Prokurorinë Të merret në mbrojtje, prokurori Ramadan Troci dhe oficerët gjyqësorë, që po hetojnë zinxhirin e skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Hoxha solli në kujtesë, vdekjen, sot ende mister, të prokurorit Xhevat Hana, që hetoi zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.ar.sh/Oranews.tv