Tregtarët e “Dinamos” përplasen me policinë, s’lejohen të ushtrojnë aktivitetin

Mbyllja e tregut Dinamo dhe zhvendosja e tij në zonën e Kasharit, ka sjellë përplasje mes tregtarëve dhe policisë bashkiake me atë të shtetit.Uniformat blu të kryeqytetit dhe të shtetit kanë ndërmarrë sërish aksioni në tregun e ish- Uzinës e Dinamo për të mos lejuar futjen e furgonëve të mallrave në treg.Tregtarët kundërshtuan, pati përplasje fizike. Një furgon i policisë ka tentuar ta thyejë bllogadën e tregtarëve por ka ndeshur rezistencën e tyre.Gazetarja Manjola Hasa na informon se “Ka qenë mbrëmja e së premtës kur Policia e Shtetit në vazhdim për të mbyllur aktivitetin e tregtarëve në tregun Dinamo kanë qenë aty per të ndaluar furgonët dhe për për të penguar furnizimin me mallra. Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake janë përplasur me tregtarët, deri në momentin kur furgoni i policisë është ndaluar nga tregtarët për të hyrë brenda dhe menjëherë tregtarët kanë kundërshtuar vendimin për tu zhvendosur”Një kamera amatore e transmetuar ne RTV Ora News, tregon konfliktin e tregtarëve dhe kundërshtimin e tyre që mos pengohen në ushtrimin e aktivitetit të tyre.Tregtarët thonë se vendimi i Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit për largimin e tyre nga tregu Dinamo është i kundraligjshëm, sepse sipas tyre ata janë taksapagues të rregullt.Tregtarët thonë se kanë një kontratë me Bashkinë e Tiranës deri në dhjetor të këtij viti dhe se këtë vendim ata do ta kundërshtojnë.Pas disa minutave situata u qetësuaa dhe nuk pati më përplasje fizike, por uniformat blu qëndruan aty, ndërsa tregtarët thanë se janë të vendosur për të qëndruar në këtë treg.tregtaret ne uzinen dinamo(Në foto: Tregtarët duke i bërë rezistencë policisë)