Arrestohet Guvernatori Ardian Fullani dhe Kryeinspektorja Elivar Golemi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është prangosur mbrëmjen e së premtes 5 shtator 2014,  në zyrën e tij, ndërsa natën e kaloi në një nga qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.Plot 44 ditë pas zbulimit të skandalit  të vjedhjes së 713 milion lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë në pranga ka përfunduar edhe kryeinspektorja e Bankës, Elivar Golemi.Ndalimi i Guvernatorit është bërë nga blutë e kryeqytetit me urdhër të Prokurorisë së Tiranës rreth orës 19:45 në  ambientet e Bankës së Shqipërisë, në godinën e ish “VEFA”, për t'u shoqëruar më pas në Drejtorinë e policisë së Tiranës.Gjykata e Tiranë caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për Guvernatorin me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më pas u mësua dhe arrestimi i Inspektores së Përgjithshme të Bankës.Lajmi për artrestimin e Fullanit ka qenë i papritur dhe u bë vetëm pak orë pasi në prokurori dëshmuan dy anëtaret e këshillit mbikqyrës Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, si dhe ish-kryeinpekstorja e bankës Teuta Baleta.Fullani është izoluar në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Guvernatori mbrohet nga avokati Maks Haxhia ndërsa pranë Drejtorisë së Policisë ishin pozicionuar edhe të afërm, miq të Ardian Fullanit.Të hënën e 8 shtatorit Guvernatorit Fullani dhe Inspektores do i komunikohet masa e sigurisë.E PREMTE, 5 SHTATOR, KRONOLOGJIA E ARRESTIMEVEOra 22:30 Haxhia lë Drejtorinë e Policisë: Të hënën do ankimojmë vendiminKreu i Bankës së Shqipërisë do ta kalojë fundjavën në paraburgim. Një fakt i tillë u konfirmua dhe nga avokati i tij Maks Haxhia, pasi la Drejtorinë e Policisë. Ai paralajëmroi ankimim të vendimit të gjykatës gjatë ditës së hënë, pasi sipas tij ndalimi i Fullanit është i paligjshmëm.“Ka një vendim gjykate, asgjë tjetër. Akuzohet thjesht për veprën penale "Shpërdorim detyre", neni 248 i Kodit Penal. U bënë disa veprime proçeduriale që kanë të bëjnë me veprimet e para, lidhur me sekuestrimin e mjeteve personale dhe komunikimi i vendimit, kaq. Ky vendim është një vendim i veçantë, që kundërshtohet me kërkesë ankimore. Jemi në dispozicion të Prokurorisë që të organizojë, tani jemi në veprime proçeduriale që do të kundërshtohet vendimi i Gjykatës. Këto dy ditë do të qëndrojë. Ky vendim nuk merret në konsiderate, nuk ka të bëjë me vendimin konkret. Ndalimi është i paligjshëm për ne dhe për Fullanin, sepse nuk ka të bëjë me kategorinë e personit. Ditën e hënë që në mëngjes do t'i drejtohemi gjykatës”.Rreth orës 21:40  Avokati lejohet të hyjë në Drejtorinë e PolicisëAvokati i Fullanit, Maks Haxhia lejohet të hyjë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të takuar klientin e tij, Ardian Fullani.Ora 21: 34 Policia ekzekutuam urdhërndalimet 

Policia deklaron se Fullani dhe Golemi u arrestuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës"Policia e Tiranës ekzekuton Urdhrat e Ndalimit për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian FULLANI dhe Inspektoren e Përgjithshme të Bankës shtetasen Elivar GOLEMISot në date 05.09.2014, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me masën "Arrest me Burg" për shtetasin:- Ardian Jani Fullani, me detyrë Guvernator i Bankës së Shqipërisë, për veprën penale "Shpërdorimi i Detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Gjithashtu, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me masën arrest me burg dhe për shtetasen:- Elivar Agim Golemi, me detyrë Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë për veprën penale "Shpërdorimi i Detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Ora 21: 10 Prokuroria: Fullani dhe Golemi shpërdoruan detyrën, 5 akuzatNë orën 21: 20 minuta Prokuroria e Përgjithshme bën publike 5 argumentet ligjore për të cilën u kërkua arrestimi i Ardian Fullanit dhe Elivar Golemit të akuzuar për shpërdorim detyre.  Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon me hetimin e kësaj çështje, ku fokusi kryesor vijon të mbetet destinacioni i shumës së vjedhur.1- Nuk i ka propozuar Këshillit Mbikqyrës, zëvendësguvernatorin e dytë të Bankës së Shqipërisë, duke krijuar një boshllëk në përmbushjen e detyrimeve të këtij funksioni.2- Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Mbikqyrës, nuk ka ushtruar kompetencat e tij për propozimin e nismave juridike të funksionimit të Bankës së Shqipërisë3- Në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Bankës së Shqipërisë, nuk ka marrë masat e nevojshme ligjore për zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Këshillit Mbikqyrës4- Guvernatori është i ngarkuar me mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë, përgjegjësi të cilën nga analiza e hetimit në kuadër të procedimit penal, rezulton që nuk e ka ushtruar.5- Në kundërshtim me nenin 8 të rregullores “Mbi inventarizimin e vlerave materiale e monetare në Bankën e Shqipërisë”, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në komisionet e ngritura për kryerjen e inventarizimit të detyrueshëm periodik të vlerave monetare në Bankën e Shqipërisë ka caktuar dy herë të njëjtin personElivar Golemi në funksion të inspektores ka shkelur ligjin. Nuk ka ushtruar adutitim konform ligjit përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e saj. Ka vepruar në kundërshtim me kuadrin ligjor sa i takon kontrollit të brendshëm periodik. Nuk ka realizuar kontrolle peridodike  Lexoni te plote deklaraten e prokuroriseOra 20:16 Reagon Braçe: Duhej vetëm durim! Përgjegjësia është e paraI menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.“Duhej vetem durim!!Gjerat kane ndryshuar njehere e pergjithmone ne kete vend!!Pergjegjesia eshte e para!!” shkruan ai në fb.braceOra 20:03 Gazetari i Ora News njofton arrestimin “Është një lajm që qarkullonte që në orët e mesditës në zyrën e prokurorisë së Tiranës dhe policisë së kryeqytetit. Nuk ishte përcaktuar se arrestimi do kryhej sot apo në ditët në vazhdim, por mosthirrja e Ardian Fullanit në të njëjtën kohë me anëtarët e Këshillit kishte aludime se mund të kishim arrestim të zotit Fullani. Ndërkohë që pritet dhe një arrestim tjetër, i cili pritet të ndodhë në vijim”informoi nga Drejtoria e Policisë, gazetari yne i kronikes Xhevahir Zhabina.Vetëm rreth 20 minuta nga raportimi, është shoqëruar në polici edhe Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. Me dy arrestimet e sotme numri i personave që janë nën hetim për vjedhjen e Bankës arrin në 20.Më herët gjatë ditës në Prokurorinë e Tiranës dëshmuan për 6 orë me radhë dy anëtaret e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, sëbashku me ish-inspektoren e Bankës Qëndrore Teuta Baleta dhe drejtorin juridik Altin Naçi.Drejtuesi i prokurorisë së kryeqytetit, Petrit Fusha, ka sqaruar se hetimet janë drejt fundit dhe të gjithë personat që kanë dijeni për vjedhjen do të thirren në Prokurori,duke përfshirë këtu dhe Guvernatorin e Bankës, Ardian Fullani.Të hënën në Prokurori pritet të paraqiten dhe 4 anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës, Ardian Civici, Petraq Milo, Elisabeta Gjoni dhe Dhori Kule.Lista e 19 të arrestuarit për vjedhjen e Bankës së ShqipërisëDeri tani janë arrestuar 19 persona si të përfshirë në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.Ja emrat:1.Ardian Fullani- Guvernator i Bankës së Shqipërisë, u arrestua sot.2. Elivar Golemi- Kryeinspektorja e Bankës së Shqipërisë, u arrestua sot.3.Ardian Bitraj-Me detyrë përgjegjës i zyrës së stokut të Thesarit.4.Mimoza Bruzia- punonjëse në Departamentin e Emisionit.5.Petrit Ramohitaj- me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë.6. Liljana Tusha- me detyrë specialiste e arkës në veprim, në Deprtamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë.7.Lavdim Cani- me detyrë specialist i arkës stok(tranzit) pranë Deprtamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë.8.Myzejen Belba- me detyrë specialiste e arkës stok(tranzit) pranë Deprtamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë.9.Dhimiter Davidi- me detyrë vëzhgues-operator, pranë departamentit në sigurimin dhe mbrojtjes ne Banken e Shqiperisë.10.Klevis Bejtja- nipi i Ardian Bitrajt, jo punonjës i Bankës.11.Bashkim Xhilaga- Shef i arkës stok dhe në veprim.12.Dorian Çollaku- Drejtor i Thesarit.13.Gentian Jahja- lindur në 1970.14. Ilir Dedja- lindur në 1954.15.Emiljano Lamçe- lindur në 1982.16.Mehdi Marku- lindur në 1970.17.Bahri Allushi- lindur në 1954.18.Mehdi Molla- lindur në 1950.19.Fatbardha Gurthi- lindur në 1961.Në video: Momenti i arrestimit të Guvernatorit Fullani[caption id="attachment_368858" align="alignright" width="640"]Në foto: Elivar Golemi me Ardian Fullani, 2 personat e arrestuar sot Në foto: Elivar Golemi me Ardian Fullani, 2 personat e arrestuar sot[/caption][caption id="attachment_368873" align="alignright" width="640"]Në foto: Maks Haxhia, avokati i Fullanit duke hyrë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Në foto: Maks Haxhia, avokati i Fullanit duke hyrë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës[/caption]Video: Arrestimi, Braho: Drejtësia “s’lahet” me Fullanin, arrestime të tjera në fusha të ndryshmeVideo: Arrestimi i Guvernatorit, Ngjela: Prokuroria dha shenja që është larguar nga krimi shtetërorProkuroria: Pse kërkuam arrestimin e Fullanit dhe Golemit, do zbulojmë destinacionin e paraveVideo: Avokati Haxhia: Më telefonoi Fullani, jam në terr informativ. Policia nuk më lejon ta takoj
Video: Gazetari i Ora News njofton arrestimin