Avokati Haxhia: Fullani, deri të hënën paraburgim, do ankimojmë
Tiranë- Kreu i Bankës së Shqipërisë do ta kalojë fundjavën në paraburgim. Një fakt i tillë u konfirmua dhe nga avokati i tij Maks Haxhia, pasi la Drejtorinë e Policisë. Ai paralajëmroi ankimim të vendimit të gjykatës gjatë ditës së hënë, pasi sipas tij ndalimi i Fullanit është i paligjshmëm.“Ka një vendim gjykate, asgjë tjetër. Akuzohet thjesht për veprën penale "Shpërdorim detyre", neni 248 i Kodit Penal. U bënë disa veprime proçeduriale që kanë të bëjnë me veprimet e para, lidhur me sekuestrimin e mjeteve personale dhe komunikimi i vendimit, kaq. Ky vendim është një vendim i veçantë, që kundërshtohet me kërkesë ankimore. Jemi në dispozicion të Prokurorisë që të organizojë, tani jemi në veprime proçeduriale që do të kundërshtohet vendimi i Gjykatës. Këto dy ditë do të qëndrojë. Ky vendim nuk merret në konsiderate, nuk ka të bëjë me vendimin konkret. Ndalimi është i paligjshëm për ne dhe për Fullanin, sepse nuk ka të bëjë me kategorinë e personit. Ditën e hënë që në mëngjes do t'i drejtohemi gjykatës”. Haxhia: Më telefonoi Fullani, e kam mik. Në terr informativ për akuzatMaks Haxhia do të jetë avokati që do të marrë në mbrojtje Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Ai është lajmëruar nga vetë Guvernatori i Bankës rreth orës 16:00, përmes telefonit, ku i ka kërkuar ta përfaqësojë juridikisht.“Sapo jam lajmëruar nga familjarët, edhe Fullani rreth orës 15:30-16:00 më bëri një telefon duke më kërkuar që të ishte nën kujdesin juridik. Aq sa dini ju di dhe unë, ky është dhe paradoksi në këtë vend. Vi unë këtu për të takuar personin në fjalë në cilësinë e avokatit, duke u prezantuar me gjithë identitetin tim profesional dhe kartën e identitetit të avokatit. Dhe pasi paraqitem zyrtarisht, më thonë që nuk mund të takohesh tani për tani po do të njoftojmë ne, mund të ikësh. I thashë unë nuk mund të iki, se ne e kemi detyrim për sa kohë ju e keni ndaluar është parësore detyrimi kushtetues, që kam të drejtën të vij të kontaktoj me personin në fjalë. Ju s’doni, u thashë, mua këtu më keni para Drejtorisë së Policisë. Ajo që më acaron më tepër është trajtimi që i bëjnë jo vetëm interesave të individit por dhe profesionit të avokatit, kur ma bëjnë mua në cilësinë e kryetarit të avokatëve imagjinoni çfarë heqin kolegët e mi në rajonet e policies” tha ai në një linjë telefonike për Ora News.Avokati Haxhia tha se është në terr të plotë informativ, ndërsa theksoi se do të qëndrojë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës deri sa ta lejojnë të takohet me klientin e tij.“Jam në terr të plotë informativ. Unë nuk jam thjesht avokat, e kam mik prej 40 vjetësh, kemi kaluar dhe fëmijërinë, jetën studentore dhe më pas profesionale. Dhe natyrisht në kontaktin më të parë kur një njeri ka një problem dhe kërkon ndihmë juridike do të kontaktojë me një njeri që e ka dhe më të afërt dhe lidhje konfidenciale. Ishte telefonatë rutinë, si duket ka qenë moment që sa ka dalë nga zyra dhe aty ditrekt është marrë nga policia. Pastaj unë nuk kam pasur asnjë kontakt se i është marrë telefoni. Nuk më lejojnë as të futem në zyrat e Drejtorisë së Policisë. Pavarësisht rëndësisëë së rastit në fjalë nuk mund të trajtohet kështu një Guvernator Banke”.Haxhia shprehi indinjatën edhe ndaj masës së sigurisë së marrë në mungesë nga gjykata.“Masa e arrestit në fshehtësi nga gjykata merret vetëm kur mungon adresa apo kemi një person të rrezikshëm. Masa nuk është mase e madhe, por problem është që elementët juridikë për të vënë para përgjegjësisë një personalitet janë strikte dhe nuk të lënë të abuzosh me to, aq më tepër që është një vepër penale që nuk ka të bëjë shumë me rrezikshmërinë shoqërore”.Ja çfarë deklaroi avokati Maks Haxhia në një linjë telefonike për Ora News21:31 Avokati Maks Haxhia hyn në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
(Në foto: Maks Haxhia, avokati i Fullanit duke hyrë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës)