Ebola, në Sierra Leone askush s'do dalë nga shtëpia
Sierra Leone, një nga vendet më të goditura nga virusi vdjekjeprurës i Ebolas në Afrikën Perëndimore ka njoftuar se i gjithë vendi do të bllokohet për katër ditë në përpjekje për të trajuar sëmundjen.Nga data 18 deri më 21 shtator, të gjithë banorët e Sierra Leones nuk do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre.Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë, dhe sipas tij qëllimi i bllokimit të lëvizjes është të lejojnë punonjësit e shëndetësisë të punojnë për të parandaluar sëmundjen.Ekipet e shëndetësisë do të punojnë në identifikimin e rasteve të reja dhe më pas izolimin e tyre.Ekipet tashmë kanë krijuar një laborator të lëvizshëm, për të reduktuar kështu kohën e identifikimit të personave të prekur.Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për të frenuar virusin, 62 për qind e pacientëve të dërguar në laborator gjatë javës së kaluar kanë rezultuar pozitiv.Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi të premten se do të përdorë terapinë e gjakut, që do të thotë serum nga gjaku i të mbijetuarve për të luftuar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse Ebola dhe identifikimin e tw prekurve nëpërmjet dy vaksinave premtuese.Sipas Marie Paule Kieny, përfaqësuese e OBSH-se , deri tani janë dy vaksina premtuese, te cilat momentalisht po përdoren në SHBA dhe më pas do të nisë përdorimi edhe në Afrikë e Europë.Deri tani 2,100 persona kanë humbur jëtën në në Sierra Leone, Liberia, Guinea dhe Nigeri