Shkodër, 'i sëmuri psiqik' bënte turizëm, hetohen mjekët që e trajtonin

Shkodër – Merrte raporte si i sëmurë psiqik për të lënë punën dhe shkonte e vinte jashtë vendit si turist. Një ditë, mashtrimi me raportet është zbuluar dhe ndaj tre mjekëve të Spitalit Neuropsikiatrik të Shkodrës tashmë ka nisur procedimi penal.Policia e Shkodrës ka njoftuar se mjekët me iniciale G. N, 41 vjeç; Gj. P. 50 vjeç dhe G. K, 61 vjeç, që të tre banues në Shkodër, janë duke u hetuar pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për shtetasin Petrit Rr, 42 vjeç, banues në Fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili në kohën kur është lëshuar raporti mjekësor ka qenë jashtë shtetit.”ar.sh/Oranews.tv