Grabitet biznesmeni, njëri prej agresorëve i veshur si polic
Një biznesmen është grabitur në kryqëzimin e rrugës së kombit pak pas mesnatës. David Hotit, i njohur në zonë si pronar i një lokali, i kanë dalë përpara, teksa udhëtonte me automjetin e tij tip BENZ 270, dy persona të maskuar e të armatosur.Theksojmë se një prej grabitësve ishte i veshur me uniformë policie, çka ka bërë që biznesmeni ta marrë si një kontroll rutinë policor, duke ndaluar.Më pas nën kërcënimin e armës 45-vjeçari është detyruar të japë të gjitha paratë dhe gjërat me vlerë që kishte me vete.Nga hetimet e policisë mendohet se grabitësit i njihnin mirë lëvizjet e Hotit, ndaj e kanë ruajtur pikërisht pasi ka dalë nga lokali, duke I grabitur të gjitha parë që kishte nga xhiroja ditore e punës në local.Policia ndonëse mbërriti në vendngjarje nuk ka identifikaur ende grabitësit, ndërsa janë shoqëruar disa persona, banorë të zonës me precedent në grabitjet me dhunë. ex/oranews.tv/