Lungomarja, banorët: Do bllokojmë punimet nëse nuk na kompensojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2014, 18:32
Vlorë - Të vendosur për të kërkuar të drejtën e tyre për shpronësim kane protesuar sot në dyert mbyllura të bashkisë së Vlorës, përfaqësuesit e 52 familjeve të cilat janë prekur nga prishjet e ndërmarra nga INUK, në kuadër të projektit të Lungomares.Tashmë të pastrehë, presin nga bashkia një përgjigje zyrtare se kur do të marrin paratë që u takojnë nga prishja e banesave te tyre, në rast të kundërt deklarojnë se do të bllokojnë projektin e Lungomares.Aksioni i INUK për pastrimin e zonës së Skelës deri në Ujë të Ftohtë, në kuadër të Lungomares, rrafshoi 52 objekte banimi me dokumenta pronësie dhe shumë të tjera në proces legalizimi apo pa leje.