Malësia e Kurbinit, banorët: Vetëm pak investim, popullon zonën me turistë

Me nisjen e reshjeve, kanë filluar dhe vështirësitë për banorët e Malësisë së Kurbinit. Rruga që të çon në fshatrat e zonës malore, është lënë në dorë të vet banorëve, të cilët sipas mundësive janë përpjekur ta sistemojnë që t'u lehtësohet jetesa e përditshme për dimrin.“Kjo është një rrugë shumë e vështirë dhe është në këtë gjëndje prej shumë kohësh. Duke patur parasysh zonën dhe resurset e saj kulturore, kjo rrugë duhet rregulluar urgjentisht. Në këtë zonë banojnë mbi 200 banorë që vështirësohen nga kjo rrugë. Sa herë që bie shi, del uji i lumit dhe prishen urat. Shumë herë na kanë ngelur fëmijët pa shkollë, se nuk kalojnë dot matanë lumit ”, shprehen banorët e zonës.Kryesisht gjatë stinës së ftohtë, 5 fshatrat e zonës së Malësisë izolohen për shkak të bllokimit të rrugës. Rikonstruksioni i rrugës  mund të bëhet me fonde të qarkut të Lezhës, ku këshilli vendos për ndërhyrjen./nzh/oranews online/