Ja letërkëmbimi, Braçe rithërret nesër Golemin dhe i citon nenin e shkarkimit

Tirane- Zbulohet letërkëmbimi mes kryetarit të komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe inspektores së përgjithshme Elivar Golemi për seancën e sotme dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë.Ajo nuk u paraqit në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit për një dëgjesë publike lidhur me rolin e saj në vjedhjen e 713 milionë lekëve të Bankës së Shqipërisë.Golemi, duke i dërguar një njoftim, Komisionit të drejtuar nga Erion Braçe, vetëm gjysëm ore para mbledhjes, deklaronte se nuk do të merrte pjesë në të, pasi nuk përfaqëson Bankën e Shqipërisë.Por ky pretendim nuk ka qenë aspak i justifikuar nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, i cili sikundër gjatë mbledhjes së paradites, ka reaguar edhe gjatë pasdites në fb.Braçe bën me dije se është e njëjta zonjë që vetëm një muaj më parë do të raportonte në Komision sëbashkume Gurnatorin si përfaqësuese e Bankës, ndërsa kur ftesa i shkon vetëm, sipas tij ajo nuk përfaqësonmë Bankën.“Dua tu bëj me dije: Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë ka qenë një muaj më parë tamam në Komisionin e Ekonomisë, në një seancë me dyer të mbyllura për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Nuk e kishte thirrur kerkush, as unë e as komisioni!!E kishte marrë me vete Guvernatori i Bankës së Shqipërisë!! (ligji thotë qartë se kjo duhet të kryejë detyrën e saj në menyrë të pavarur nga drejtimi ekzekutiv i Bankës) Nuk e pyeti kush pse ke shkelur ligjin dhe ke ardhur këtu!! Nuk e pyeti kush nësë përfaqësonte Banken apo Inspektorin!! Di vetëm që nga vendi ju përgjigjej edhe pyetjeve të deputetëve për Guvernatorin!!Kjo është e vërteta!! Aaaa po, unë nuk mund ti thërras dot gjithnjë të dy bashkë, këtë dhe Guvernatorin. Sot, qartësisht, Komisioni e respektoi në mandatin e saj ligjor dhe detyrën e saj të pavarur!! Ajo po kaq qartësisht shkeli ligjin dhe refuzoi kuvendin!! Të tjerat janë dengla të atyre që nuk dinë çfarë kërkojnë, por mbi të gjitha nuk bëjnë asgjë në këtë vend!!” shkruan ai në fb.Letërkëmbimi nisiMë 1 shtator 2014 Braçe i shkruan "Në përmbushje të detyrimit të kushtetues do të raportonte për përmbushjen e detyrës së ngarkuar me ligj. problematikat e zbuluara dhe te raportuara mbi funksionimin e Bankes se Shqiperise, si dhe mjaftueshmërinë e kontrollit të brendshëm në këtë institucion të ushtrimit të kontrollit mbi veprimtarine e Bankes se Shqipërisë."Më 2 shtator 2014 vjen përgjigjja e zonjës Golemi:I nderuar Zoti Braçe. Ne vijim te komunikimit tuaj Nr. 2838 Prot., date 01.09.2014 me lende "Ftese per seance degjimore", Ju bej me dije se neni 54 i ligjit nr. 8269, date 23.12.1997 "Per Banken e Shqiperise", nuk i atribuojnë lnspektorit të Pergjithshëm asnjë kompetencë për përfaqësimin e institucionit të Bankës së Shqipërise, por nga ana tjeter duke njohur dhe respektuar plotësisht institucionin e Kuvendit dhe detyrimin e tijkushtetues të ushtrimit te kontrollit mbi veprimtarine e Bankës së Shqipërise,shprehem e gatshme për t'iu përgjigjur me shkrim çdo pyetje apo kerkese perinformacion të çdo deputeti, në kohën më të shkurtër të mundshme, për çdo çështje qëështë brenda kompetencave të lnspektorit të Përgjithshem, sipas akteve ligjore nëfuqi.Më 3 shtator pra pikërisht sot Braçe i kthen përgjigje ku i kujton se është thirrur në cilësinë e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipqërisë që propozohet, zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi.Duke i caktuar një seancë të dytë dëgjimi për nesër në 11:30, Braçe i kujton se refuzimi do të ishte antiligjor dhe në thyerje e rëndë të etikës dhe të paprecendentë 23 vite.Madje i kujton dhe nenin e shkarkimit për shkelje të rëndë të etikës së punës dhe cënimit të interesit të BSH-së.

Zbulohet letërkëmbimi midis Braçes dhe Golemit