Berisha - Ramës: Dhamë 670 mln $ për Elbasanin, psiqika të ka verbuar

Tiranë - Pas deklaratës së Kryeministrit Rama ku tha se Elbasani do të ketë investime më shumë se 23 vite sëbashku, i menjëhershëm ka qënë reagimi i ish – Kryeministrit Berisha.Berisha ka reaguar në faqen e tij zryrtare në FB duke shkruar: “Në të vërtetë Rama nuk e bën këtë për t'i hedhur kujt trutë e veshgjatit, por sëmundja nuk e lejon atë që t'i besojë keto investime, për të cilat e informuan hollësisht vetë deputetët e PS. Ndaj dhe ai, duke thirrur për deshmitar të rremë Qazimin, deklaron për të dytën herë marrezira të cilat vetëm ai, për shkak të sëmundjes, i beson”.Ish Kryeministri Berisha ka cilësuar se në 8 vite të qeverisjes së Partisë Demokratike u investuan në këtë qytet 670 milion dollarë, shifër kjo që sipas tij ka finalizuar një numër të madh investimesh, si: rrugë, shkolla, kopshte, ambulance, ujësjellës, etj.Deklarata e plotë e ish-Kryeministrit Berisha në Facebook:"Rama në Elbasan: "Këtë vit investime më shumë se në 23 vite". Por në 8 vite u investuan 670 milionë $. Gjëndja psiqike e Ramës e përkeqësuar!!Të dashur miq, Rama sot në Elbasan deklaroi se "këtë vit në Elbasan po investojmë më shumë se në 23 vite të marra sëbashku", pastaj kthehet dhe thotë "ja tek është kryetari i bashkisë, të thotë se këtë vit po investojmë më shumë se 8 -10 vite të marra së bashku".E vërteta është se në 8 vite në qarkun e Elbasanit janë investuar në autostradë, rrugë nacionale dhe rurale 375 milionë dollarë; në ndërtimin dhe rindërtimin e 130 shkollave, kopshteve dhe universitetit 30 milionë dollarë; në ndërtimin e 136 ambulancave, spitaleve, qëndrave shëndetësore 17 milionë dollarë; në ndërtimin e 76 ujesjellësave dhe kanalizimeve 4 milionë dollarë. Janë financuar 5060 projekte në bujqësi në total 670 milionë dolllarë. Në rrjetin elektrik të qarkut të Elbasanit janë investuar 150 milionë dollarë.Kështu, pa llogaritur këtu 2 - 3-fishimin e grantit nga qeveria e PD për Bashkinë në qytetin e Elbasanit, nga qeveria vetëm në Universitet u investuan 9 milionë dollarë, pra thuajse dyfishi i investimeve të Ramës në këtë qytet. Kurse në ndërtimin dhe paisjen e Spitalit te Kirurgjisë dhe Maternitetit u investuan 4 milionë dollarë. Në shkollat e mesme dhe ato 9 vjeçare, nënstacionin e energjise elektrike dhe në rrugët e qytetit janë investuar në total së paku 100 milonë dollarë apo 20 herë më shumë se sa investimi i Ramës prej 5 milione dollarë për rindërtimin e qendrës së qytetit, e cila është rindërtuar nga e para me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe meremetimit të stadiumit të qytetit.Sot pati nga ata që e degjuan Ramën në Elbasan dhe u gajasën me nihilizmin e tij, pati të tjerë që e përqeshën dhe thanë se çfarë kujton ky se mund të na hedhi trutë e gomarit ne me këto budallëqe që deklaron. Në të vërtetë Rama nuk e bën këtë për t'i hedhur kujt trutë e veshgjatit, por sëmundja nuk e lejon atë që t'i besojë keto investime, për të cilat e informuan hollësisht vetë deputetët e PS. Ndaj dhe ai, duke thirrur për deshmitar të rremë Qazimin, deklaron për të dytën herë marrezira të cilat vetëm ai, për shkak të sëmundjes, i beson! Sb" - shkruan Berisha në fb.