Itali, shkatërrohet banda shqiptare, 15 në pranga. Akuzohen për vjedhje, prostitucion e trafik droge

Itali- Policia italiane ka shkatërruar një rrjet kriminal shqiptarësh që vepronin në Itali, me fokus kryesor vjedhjen e banesave, por e përfshirë dhe në trafikimin e lëndëve narkotike dhe prostitucionit.15 shqiptarë, të moshave nga 21 deri në 45 vjeç,kanë rënë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “ Casa Bancomat”. Njëri prej tyre mësohet se është arrestuar gjatë muajit korrik në Shqipëri për vrasjen e një polici.italiSiç bëjnë me dije mediat italiane, deri tani ndaj bandës kriminale janë dokumentuar plot 62 vjedhje apartamentesh, prej tyre 33 në Narni, 19 në Anzio, 9 në Ardea dhe 1 rast ne Rome.Si dhe 13 vjedhje automjetesh në zonat mes qytetit të Ternit dhe Romës. Në total dyshohen se janë autorë të 100 raste vjedhjesh.Po kështu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 130 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.itali (3)Mësohet se hetimet për asgjësimin e kësaj bande të shumtë në numër kanë filluar qysh nga 19 Shkurti i këtij viti dhe kanë përfunduar me arrestimet e fundit të kryera mbrëmjen e djeshme.Gjithashtu gjatë bastisjeve të shtëpive, banda në shumë raste nuk është kursyer me vjedhjen e bizhuterive, parave apo kartave të bankomateve por edhe ka grabitur rreth 13 autovetura në pronësi të viktimave.Nuk është e qartë nëse bandës kriminale i është sekuestruar e gjithë pasuria e vjedhur, megjithatë hetimi vazhdon.