“La Traviata” çel sërish sëzonin e ri në TOB, Kerni: Vepra i ka rezistuar kohës
Tiranë -La traviata nga Verdi është vepra e cila do të hapë për të disatin vit me rradhe sezonin në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.Drejtori i Përgjithshëm të TOB Ilir Kerni hapjen e sezonit me këtë vepër e shpjegoi kështu: “Janë vepra që i kanë qëndruar kohës. Fondomentale për një teatër mbeten veprat e plota dhe të fiuqishme, që çdo për lloj publiku në gjithë këtë hark kohorë, i kanë qëndruar kohës. Traviata mbetet traviatë, edhe pse mund të ketë një koncept regjizorial, apo dhe anë të tjera të ndryshme.Për Ilir Kernin ky sezon i ri do të sjellë në skenë soprano, diregjentë dhe balerinë shqiptarë e të huaj të cilët do të performojnë për herë të parë në skenën shqiptare.I pyetur në lidhje më kontratat e artistëve të cilët pak muaj më parë zhvilluan edhe protesta Kerni u përgjigj kështu: “Jemi në një stad të ri, por jemi në standarte normale, kam përshtypjen se energjia që futet në këtë rast është plotësisht artistike. Sepse duke qënë njeriu i kufizuar në një hark kohor, detyrimisht është i obliguar të japë maksimumin, është gjëja më e mirë që është bërë”.Por edhe pse për drejtorin e TOB çështja e kontratave konsiderohet e mbyllur ai përmendi faktin që një riorganizim i stafit është i nevojshëm pasi teatri ka nevojë për artistë të rinj.