Lezhë, konflikti për shëtitoren buzë Drinit, pronarët: Të kompensohemi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2014, 22:54
Lezhë - Pronarët e tokës që preken nga ndërtimi i shetitores pranë lumit Drin në Lezhë kërkojnë kompensim për dëmin nga realizimi i këtij investimi. Sipas tyre shteti po u grabit pronën, ndonëse ata disponojnë dokumentacionin e pronësisë.Megjithëse nisi me bujë të madhe, investimi për ndërtimin e shetitores pranë lumit Drin në Lezhë nuk po njeh qetësi. Fillimisht ishin pronarët e bizneseve që shtrihen pranë ketij lumi dhe tani pronarët e tokës, që po pengojnë projektin, ç’ka tregon që jo çdo punë e bërë nga zyra mund të jetë efikase si ajo në terren.