Itali, vrau me tre plumba shqiptarin, arrestohet 22-vjeçari italian

Itali- Vihet në prangat e policisë italiane, autori i dyshuar për vrasjen 25-vjeçarit shqiptar Flori Mesuti. Francesco Caldarola, 22 vjeç është ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm.Siç bëjnë me dije mediat italiane, 22 vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej 30 gushtit, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër- arresti, ndërsa vetëm sot në mëngjes u paraqit në stacionin e policisë, ku zyrtarët e kanë njoftuar me dekretin e lëshuar nga prokurori Baldo Pisani.Sipas rindërtimit të vrasjes së mbrëmjes së 29 gushtit, të bërë nga prokuroria përmes deponimeve të marra dhe dëshmive fotografike, Mesuti është ndjekur për disa metra nga agresori dhe pasi i është afruar e ka qëlluar disa herë më armë.E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa i riu shqiptar ishte në shoqërinë e një mikje pranë një bari në zonën e Kishës së Shëlbuesit, në rrugën Crisanzio në lagjen Liberta.Autori i vrasjes, sipas hetuesve, është Caldarola. Motivi i vrasjes, sipas gjetjeve të hetimit, lidhet me një grindje që ndodhi më herët mes një grupi fëmijësh shqiptarë, miq të Mesutit më vëllain e Caldarolas.Si duket, ai ka dashur ta “ndëshkojë” Flori Mesutin duke pretenduar se ka qenë palë më shqiptarët kundër vëllait të tij.Në mëngjes Caldarola është marrë në pyetje nga ana e Zëvendës.Prokurorit, por ka ushtruar të drejtën e heshtjes. Menjëherë pas "marrjes në pyetje paraburgosuri është transferuar në burgun e Barit.