Sindikata e transportit paralajmëron grevë urie, shkak dublimi i linjës Tiranë-Elbasan
Dublimi i linjës Tiranë-Elbasan ka detyruar sindikatën e transportit të paralajmëroj greve urie, nëse nuk gjendet një zgjidhje për problemin e tyre.Zija Hasanaj ka bërë me dije se i janë drejtuar Kryeministrit me një peticion për anullimin e kësaj marrëveshje.“Përgjigje konkrete nga Ministria nuk ka. Besoj se atë ditë e kuptuat mirë, unë isha si përfaqësues i ftuar nga Shoqëria e Transporteve, për t’u njohur me problemet e tyre, sot po jap vetë konferencën në emër të sindikatës.Peticioni që i është drejtuar Kryeministrit sipas afateve ligjore dhe administrative, ne i përgatitëm për të marrë firmat e të gjithë përsonave pjesëmarrës në grevë, në qoftë se është e nevojshme.Por, ne shpresojmë që Qeveria të ndërhyjë, sepse këto janë gafa që paraqiten ligjërisht. Qeveria duhet të ndërhyjë që mos të na lejojë të shkojmë atje, po na e lejoj të shkojmë deri në grevë, ajo do të bëhet realitet” – tha Hasanaj.Bashkia e Tiranës ka licencuar vetëm pak kohë më parë shoqërinë “Era Travel” që ofron shërbimin e transportit ndërqytetas për rrugën Tiranë-Elbasan dhe i jepet e drejtë të ushtrojë aktivitetin deri në vitin 2016-të.