Kushtetuta, Hazizaj: Një letër shumëpërdorimëshe në duart e PS-PD

Tiranë - “Kushtetuta nuk është më simboli i së drejtës, por është një letër shumëpërdorimëshe, të cilën e përdorin të gjitha krahët politike, e majta dhe e djathta, pa u bazuar në terminologjinë dhe atë çfarë ofron për qytetarët dhe për politikën në përgjithësi”. Kështu është shprehur konstitucionalisti Sokol Hazizaj, gjatë një interviste në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi.Më tej Hazizaj ka shtuar se: “Duke mos hyrë në thelbin e asaj ç’ka Kuvendi kaloi në seancën e tij plenare, ajo që konstatoj në kuptimin formal, jo juridik, është se në situatën ligjore po kalojmë një riciklim inatçorë, që krijohet midis Kuvendit dhe Presidentit të republikës, siç edhe më parë ka qënë krijuar midis Presidentit të Republikës edhe Kuvendit. Edhe Presidenti i mëparshëm, edhe Kuvendi i mëparshëm në rolet e tyre të përcaktuara sipas Kushtetutës, kanë qënë në konflikte të herëpashershme, jo mbi baza kushtetuese, por kanë qënë në konflikte mbi baza pasionesh politike, apo mbi inate politike që kijohen midis dy institucioneve.Institucionit të Presidentit, që në të vërtetë nuk është me Presidentin si funksion i parashikuar në Kushtetutë, por është me personat që mbartin detyrimet dhe të drejtat e Presidentit. Më parë ka qënë me zotin Topi, sot është me zotin Nishani. Është i njëjti cikël, në thelbin e tij dhe jo vetëm kaq, në shfaqjen e tij nuk sjell asgjë të re, jo në kuptimin politik, por dhe në atë ligjor. Sjell vetëm formatime ligjore, të cilat kanë për pasojë jo vetëm shkeljen e të drejtës së njeriut, por për pasojë kanë shkeljen e Kushtetutës.Sot Kushtetuta, ç’ka se flitet shumë për të dhe veçanërisht nga politika, veçanërisht nga ata që përfaqësojnë politikën, nuk është më ajo simboli i së drejtës, simboli i raportit institucional që krijon qytetari me shtetin dhe me institucionet që parashikohen me të, por është një letër shumë përdorimëshe , të cilën e përdorin të gjithë, nga të gjitha krahët, e majta dhe e djathta, pa u bazuar fare në terminologjinë, thelbin, përmbajtjen, ajo ç’ka ofron Kushtetuta për qytetarët dhe për politikën në përgjithësi.Duke analizuar në aspektin ligjor dekretet e kthyera nga Presidentit të Republikës, i pyetur nëse qëndrojnë argumentimet ligjore të dhëna nga vetë ai, Hazizaj tha se “unë mendoj se një pjesë e cilësisë juridike që ka bërë Presidenti i Republikës, në arsyetimin e tij, në dekretet e kthimit të ligjit për KLD-në, qëndron”.Së fundimi Hazizaj tha: “Duke mos u marrë me pjesën inatçore dhe të Presidentit të Republikës, në përmbajtjen e arsyetimit - të cilën nuk e bën ai, por e bën kabineti ose këshilltarët ligjor - unë mendoj se një pjesë e cilësisë juridike që ka bërë Presidentit i Republikës, në arsyetimin e tij, në dekretet e kthimit të ligjit për KLD-në, qëndron.Një pjesë e akteve që janë miratuar si akte ligjore sot, janë të parashikuara në akte ligjore të funksionimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të cilat kanë funksionuar si të tilla, janë respektuar si të tilla, janë dhe produkt i drejtëpërdrejtë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Që do të thotë se nuk ka ndonjë gjë të re në formatimin ose në aktin formativ të sjellë në ligj tashmë, mbas kthimit të dekreteve të Presidentit të Republikës. Ky lloj arsyetimi ligjor, mungonte në kthimin që bëri Kuvendi dje dekretit të kthimit të ligjit nga ana e Presidentit të Republikës.Nëse Presidenti i Republikës do të cedonte në kthimin e tij, ç’ka në një farë mënyre, pohonte faktin që këto kanë qënë akte ligjore të prodhuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sërish brënda përmbajtjes së kthimit, kishte sente të cilat nuk vinin në karakterin ligjor, të frymës me të cilën duhet të përgjigjet Presidenti i Republikës në rastet kur konstaton jo përputhje me Kushtetutën të dispozitave ligjore të miratuara në Kuvend.Në frymën jokushtetuese reagoi edhe Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Që do të thotë se nëse flitet për prioritete me këtë janë të gjithë dakort . Duke mos hyrë në atë konceptin politik. Që do të thotë se Kuvendi i Shqipërisë nuk mundi të arsyetonte mbi atë ç’ka kishte dashur të thoshte Presidenti i Republikës në dekretet e kthimit ligjor.Të dyja polet, në qoftë se Presidenti i është larguar gjysëm arsyetimit kushtetues dhe ligjor, Kuvendi i Shqipërisë që është përgjegjësi themelor i hartimit, formatimit dhe miratimit nëpërmjet vendimeve të tij të ligjeve në legjislacionin shqiptar, ju largua tërësisht arsyetimit mbi kushtetueshmërinë apo jokushtetueshmëtinë të dekreteve të presidentit.Opozita është e paformatuar ende për shkak të rënies nga pushteti, ose për shkak të pamundësisë së tyre për të arsyetuar në pikëpamje kushtetuese, por njëkohësisht Kuvendi nuk duhet të bjerë në këtë lloj gracke. Për shkak të pamundësisë së të shprehurit nga në pol - i cili do ose nuk do - kjo është çështje e tyre , nuk do të thotë të biesh në këtë lloj gracke, të mos arsuetosh në përmbajtje se kush është difekti jo kushtetues jo ligjor i arsyetimit të Presidentit të Republikës. Kjo tregon se tek vazhdon të thellohet , mungesa e transparencës së dijes mbi ligjin”.