Nata me shi lë pa energji Lushnjen dhe Beratin me disa fshatra

Lushnje - Për shkak të motit të keq me reshtje, rrjeti elektrik ka pësuar defekte dhe një pjesë e qytetit të Lushnjes dhe disa fshatra të Beratit paraditen e sotme kanë mbetur pa energji elektrike.Operatori i Energjisë ka njoftuar se energjia është stakuar në lagjen “Skënder Libohova” të qytetit të Lushnjes dhe në fshatrat Pluk, Golem,Ballgat, Hyzgjokaj e Karbunarë e Vogël. Po ashtu, ka mbetur pa energji edhe ndërmarrja e Naftës dhe e Gazit.Energjia është stakuar edhe në disa komuna të Beratit, si Cukalat, Poshnje. Grupet e punës së OSHEE-së, janë në terren, duke punuar intensivisht për riparimin sa më të shpejtë të këtyre defekteve te ndodhura.ar.sh/Oranews.tv