FBI nis hetimin pas sulmit të hakerave në rrjetet sociale të personazheve

FBI amerikane ka nisur hetimet në lidhje me sulmet në rrjetet private të personazheve nga më të njohura të Hollivudit, të cilat kanë rënë pre e hakerave, duke i vjedhur foto dhe informacioneve private, duke i postuar online.Janë mbi 20 personalitete, përfshirë këngëtarë e aktorë, imazhet e të cilave, edhe nudo, janë postuar tashmë në internet. Sipas FBI dhe hetimeve paraprake, disa nga këto informacione, foto e video, janë vjedhur edhe nga shërbime të tilla si Apple, përfshirë këtu telefona celularë dhe iPad.Ka qenë Jennifer Laërence, aktorja që ka luajtur në filmin "The Hunger Games", ajo që ka kërkuar e para një investigim të hollësishëm për këtë ngjarje pasi sipas saj, gjithçka e publikuar në rrjete të ndryshme në internet, ka qënë në telefonin e saj celular.Nga kompania "Apple", përmes zëdhënësit të saj Nat Kerris, është shprehur se ofron mbështetje në këtë investigim të FBI, duke theksuar se e marrin shumë seriozisht çështjen e privatësisë, sidomos kur bëhet fjalë për personazhe kaq të famshëm.Të gjitha fotot dhe videot, disa prej tyre edhe me përmbajtje erotike, janë postuar në websiten 4Chanel, nën pseudonimin "the collector", koleksionisti dhe jo hakeri, ndërsa paralajmëron se kjo histori nuk përfundon me kaq.Brenda disa ditëve, pritet të publikohen edhe pjesa tjetër e fotove. Një pjesë e artistëve e kanë mohuar autenticitetin e fotove, pjesa tjetër e kanë vërtetuar. Hakerat kanë hyrë në arkivat e telefonave celularë të shumë aktorëve, këngëtarëve dhe modeleve si Jennifer Lawrence, Kristen Dunst, Kate Upton, Rihana, Kim Kardashian etj.Nuk është hera e parë që yjet e Hollivudit bien viktima të hakerave. Në vitin 2012 u dënua me 10 vjet burg në Los Angelos hakeri që kishte hyrë ne postën elektronike të Scarlett Johansson dhe kishte publikuar foto nudo të saj.