IS akuzohet kanë nisur një valë spastrimi etnik në Irak

Ka prova të reja se militantët e Shtetit Islamik kanë nisur një valë spastrimi etnik kundër minoriteteve në veri të Irakut.Kjo sipas organizatës "Amnesty International", e cila thekson se IS e ka shndërruar rajonin në një fushë beteje të përgjakshme.Amnesty ka siguruar prova që tregojnë se në muajin gusht në qytetin verior të Sinjar janë kryer vrasje massive. Provat përkojnë me datat 3-15 gusht, ku nga luftimet e IS, mbetën të vrarë qindra persona."Grupe burrash dhe djemsh, përfshirë ketu edhe fëmijë të vegjël janë kapur nga IS, janë rrëmbyer dhe më pas janë vrarë, duke e shndërruar këtë rajon në një zonë për të vrarë këdo që nuk është musliman" shkruhet në raportin e Amnesty International.Komisionerja e të drejtave të njeriut, Flavia Pansieri tha se IS ka nën shënjestër cdo të krishterë, jazid, turk apo të komuniteteve Shabak, Kaka'i, Sabean apo shiit. Militantët e Shtetit Islamik dhe aleatët e tyre, rebelët sunni, kanë arritur të marrin nën kontroll një pjesë të mirë të territorit në Irak dhe Siri.