Moti i keq në Vlorë, qyteti pa energji, probleme në qarkullimin detar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2014, 09:28
Vlorë-Fillimi i vjeshtës ka nisur me reshje të shumta shiu në qytetin e Vlorës dhe si pasojë ka pasur probleme në port.Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës kanë pezulluar përkohësisht linjat e tragetit me Italinë.Po ashtu është pëzulluar puna në portin e Vlorës dhe në sektorin e peshkimit.Probleme për shkak të motit të keq ka pasur edhe me furnizimin me energji elektrike. Pa energji elektrike ka qenë spitali i qytetit gjatë natës, por në orët e para të mëngjesit energjia është rikthyer.Po ashtu gjatë natës zona e bregut në qytetin bregdetar, por edhe në fshatrat përrreth ka pasur mungesë të energjisë për shkak të një defekti.Ndërkohë po punohet për riparimin e defektit.