Hasa: Interesi për përfitim, jo mosha, thelbi i reformës së re të pensioneve

Tiranë – Qëllimi i reformës së re të pensioneve është përfitimi që individi do të ketë nga kontributet që ka paguar në vite dhe jo rritja e moshës, pasi ajo është e vogël dhe e shtrirë në një hark kohor të gjatë që e bën thuajse të pandjeshme. Ndrsyhimet që iu bënë legjislacionit stimulojnë pagimin e kontributeve nga 32% e popullsisë aktive për punë, që deri dje nuk kishte interes.Eksperti i Sigurimeve Shoqërore, Naim Hasa, i ftuar në studion e “Ora News”, në emisionin “Ora Ekonomi” të gazetarit Besart Kadia shpjegoi dje arsyet pse u bë e domosdoshme kjo reformë. “Rritja e moshës nuk është parë si një opsion për zgjidhjen e e skemës së sigurimeve, për shumë shkaqe që edhe Qeveria i ka analizuar, - tha Hasa, - dhe kjo është arsyeja dhe që në ligjin që u miratua, rritja e moshës nuk zë vend kryesor. Ajo i përket perspektivës dhe zhvillohet kryesisht pas vitit 2032, për meshkujt dhe femrat.Dihet dhe është një problematikë e njohur edhe për BE-në që në një skemë të Sigurimeve Shoqërore, barazia sociale është në thelb të saj, ndërsa për kushtet që ka pasur Shqipëria, legjislacioni i mëparshëm nuk e bënte këtë barazi sociale, kryesisht tek gratë. E them edhe njëhërë, për kushtet që ka pasur gruaja shqiptare. Por tani, në mënyrë graduale, në mënyrë të papërfillshme, pothuajse, 2 muaj brenda një viti, në ligjin e miratuar tashmë është parashikuar që kjo pabarazi sociale të zgjidhet në një hark kohor të largët dhe pak të ndjeshëm. Në këtë kontekst desha të them që në fokusin e këtyre ndryshimeve mosha nuk paraqet rëndësi.Ajo që paraqet rëndësi në këtë rregullim të legjislacionit ekzistues janë ndryshimet që janë bërë për ta lidhur më shumë individin me përfitimet që ofron skema e Sigurimeve Shoqërore; për rrjedhojë, për ta prishur atë evazion gri, jashtëzakonisht të madhe të krijuar, ku 30-32% e popullsisë aktive i shmangej detyrimeve si rrjedhojë e një legjislacioni që gjithmonë e më shumë nuk afronte përfitime në kthim të kontributeve që kishin bërë qytetarët; përkundrazi, mbi pagat mesatare deri tek pagat maksimale, i gjithë kontributi shkonte në rishpërndarje e pikërisht kjo ka qënë në fokusin kryesor.”Reforma e re e pensioneve përcakton rritje e moshës nga 60 në 63 vjeç për femrat dhe nga 65 në 67 vjeç për meshkujt. Në total në Shqipëri numërohen 702 mijë kontribues në skemën e pensioneve dhe 570 mijë pensionistë. Pensioni mesatar në zonat urbane është 15 mijë lekë dhe në zonat rurale, 8 mijë lekë.ar.sh/Oranews.tv