Vlora i jep lamtumirën e fundit "plakës Nicë", artistes së merituar Liza Laskaj

Vlorë - I është dhënë lamtumira e fundit aktores 88 vjeçare nga Vlora, Liza Laskaj. Ajo u shua mbrëmjen e së djelës me 31 gusht. Ndërsa sot në mesditë, në teatrin e qytetit “Petro marku”, u zhvilluan homazhe, ku aktoren e nderuan mjaft personalitete të artit, kulturës, por dhe përfaqësi qeveritare të fushës së kulturës.Aktorët e mëdhenj të skenës e cilësuan si një humbje të skenës shqiptare aktoren Laska, duke i vlerësuar sipas tyre veprën e saj madhore në fushën kinematorgrafisë dhe teatrit.Në homazhe morën pjesë dhe qytetarë vlonjat, miq, shokë e kolegë të aktores vlonjate. Kurora  dhe lule të pafundme u vendosën në emër edhe të mjaft personaliteteve shqiptare të politikës, si dhe autoritet lokale e nderuan aktoren në ceremonine mortore të saj. Ata e kujtojnë Lizën si një aktore e papërsëritshmeAktorja Liza Laska lindi në qytetin e Vlorës më 6 shkurt 1926. Ajo ka lënë pas një karrierë të pasur në kinematografinë shqiptare dhe është vlerësuar dhe me titullin "Artiste e merituar". Liza Laska do të mbahet mend gjatë në rolin e places Nicë tek "Kthimi i Ushtrisë së Vdekur" apo "Dimri i Fundit".