John Baird: Vlerësojmë rolin e Shqipërisë në luftë kundër terrorizmit

Tiranë –Për herë të parë Tiranën e viziton një Ministër kanadez. Ministri i Jashtëm i Kanadasë, John Baird, është pritur nga homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati.John Baird në konferencën e përbashkët me ministrin Bushati, vlerësoi rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s në luftën kundër terrorizmit."Ne si Kanada, shteti ynë e vlerëson rolin e Shqipërisë në këtë luftë që ne të gjithë bëjmë kundër terrorizmit ndërkombëtar, që është një plagë e rëndë për të gjithë. Vlerësojmë rolin e Shqipërisë, këtë aleat tonin në NATO", tha Baird.John Baird u shpreh se mes Kanadas dhe Shqipëris do të ketë një partneritet dhe rritje të bashkëpunimit ekonomik."Krijimi i punëve dhe rritja ekonomike janë elemente që ne vlerësojmë po ashtu vlersojmë partneritetin  që do të vazhdojmë ta kemi me Shqipërinë. Kanadaj është e kënaqur që kemi luajtur një rol përsa i përket zhvillimit të Shqipërisë dhe mezi presim të vazhdojmë ta bëjmë këtë", u shpreh Baird.Nga ana e tij edhe ministri i Jashtë, Ditmir Bushati ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe theksoi se Kanadaja ëshë vendi kryesor për investime në Shqipëri."Pas rritjes së prezencës së diasporës shqiptare ne Kanada marrëdhëniet tona janë përforcuar edhe për shkak se Kanadajë është vendi kryesor për investime në Shqipëri, por edhe për zhvillimin e rajonit. Evidentuam ecurinë e marrëdhënieve 2 palëshe ne fusha të reja ku mendojmë se do të thellohet bashkëpunimi. Jam shpresëplotë se kjo vizitë do të pasohet nga kontakte të tjera dhe nga një marrëdhënie më e forcuar, pse jo edhe me një prezencë me të madhe në kuptimin politik por edhe në kuptimin e  investimeve kanadez në vend dhe rajon", tha Bushati.Rekrutimi i shqiptarëve për terrorizëmNë lidhje me rekrutimin e shqiptarëve për qëllime terroriste Ministri Bushati deklaroi se në Shqipër ka zona të caktuar për rekrutime të këqija, por kjo ndodh edhe në vende të tjera të Europës."Shqipëria nuk e ka mohuar, në zona të caktuar ka njerëz që janë rekruatuar për qëllime të keqija, por kjo nuk ka lidhje me harmoninë fetare. Shqipëria bashkëpunon me të gjitha autoritet,  për ta luftuar këtë fenomen. Është e rëndësishme që lufta ndaj këtij fenomeni të shoqërohet me masa. Nuk e ka prekur vetëm Shqipërinë por edhe vende europiane, por ka një dallim që terreni social në Ballkan dhe në Shqipëri e ndihmon terrenin në krahësim me vendet me ekonomi më të stabilizuar"Situata në Ukrainë, Baird: Putin provokimi në prag të Samitit të NATO-s"Kanadaja e ka treguar pozicionin e vet. Është e papranueshme që nje person të përdorë forcë për hartimin e kufijve. Janë këto provokime të presidentit Putin në prag të Samitit të NATO-s."Për çështjen e vizave me Kanadanë Baird tha:"Ne kemi pasur disa raste qe kenë të bëjmë me azilkërkues dhe me çështje jo të sakta, pra me informacione jo të rreme. Për ne krijimi i punëve dhe zhvillimi i mardhënioeve tona është i rëndësishëm, jemi të kënaqur me ecurinë e Shqipërisë për në BE dhe mendoj se kjo do të jetë edhe rruga më e mirë për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë dhe atyre kanadezë."